LAJMI I FUNDIT:

Shala: Mendojmë për fitore në Prishtinë

Shala: Mendojmë për fitore në Prishtinë

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, u shpreh i kënaqur me pikën e nxjerrë në udhëtim në Azerbaixhan.

Në stadiumin olimpik në Baku ishte Kosova që arriti të rrëmbejë një pikë në ndeshjan hapëse të Ligës së Kombeve.

Shala, i cili ishte një prej më të mirëve ndaj Azerbaixhanit tha se Kosova duhet të krijojë më shumë në fazën e sulmit.


“Pika është shumë e rëndësishme, por performanca në sulm ka mundur të jetë më e mirë. Kemi luajtur pak me emocione, por kjo është ndeshja e parë dhe pika e parë, e pikën e morëm me vete”.

“Në aspektin defensiv kemi lejuar pak raste, por në fazën ofensive krijuam pak. Të hënën duhet të mendojmë për fitore”, u shpreh Shala.

Kosova luan të hënën ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/