Pjetër Shala përmes mbrojtjes së tij ka kërkuar nga Paneli gjyqësor që të mos marrë pjesë në seancën për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim, ose si alternativ ka propozuar shtyrjen e kësaj seance e cila është caktuar për 29 nëntor 2024.
Arsyeja e kësaj kërkese është se në ditën kur ishte caktuar data për shpalljen e urdhrit për dëmshpërblim e që Shala u urdhërua që të jetë fizikisht në sallën e gjyqit, në të njëjtën ditë mbrojtja kishte informuar panelin se i pandehuri kishte një vizitë të konfirmuar me gjashtë persona.
Sipas parashtresës, këta gjashtë persona do të udhëtojnë nga jashtë për në Hagë dhe takimi do të zhvillohet në objektet e paraburgimit në po të njëjtën ditë kur është caktuar seanca, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Mbrojtja kërkoi nga Paneli që ose t’i lejojë z. Shala të heqë dorë nga e drejta për të marrë pjesë në seancë dhe të përfaqësohet nga mbrojtësi i tij, ose, si alternativë, të riplanifikojë shpalljen e Urdhrit për Dëmshpërblim në një datë tjetër të përshtatshme, në mënyrë që z. Shala të mund të marrë pjesë personalisht”, thuhet në parashtrim.
Sipas mbrojtjes tre nga vizitoret do ta takojnë Shalën në mëngjes dhe tre të tjerë pas dite, duke shtuar se është e vështirë të riplanifikohet.
“Z. Shala ka një vizitë të konfirmuar dhe të paracaktuar me gjashtë individë që po udhëtojnë nga jashtë për t’u takuar me të në objektet e paraburgimit të DSK-së më 29 nëntor 2024. Tre vizitorë do ta vizitojnë atë në mëngjes dhe tre të tjerë pasdite. Kjo vizitë ka kërkuar shumë koordinim dhe organizim logjistik mes palëve të ndryshme dhe, për fat të keq, është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të riplanifikohet”, thuhet aty.
Gjithashtu, në parashtrimin e saj, mbrojtja ka përmendur se për disa muaj të fundit, për shkak të regjimit të vizitave personale, Shala ka marrë vetëm një seancë vizitash personale. Andaj, sipas tyre, anulimi i vizitës së planifikuar me 29 nëntor, do t’i shtonte shqetësime Shalës.
“Vizita e planifikuar më 29 nëntor 2024 është e vetmja vizitë personale që z. Shala ka planifikuar për të ardhmen e afërt dhe përbën një nga rastet e rralla që z. Shala mund të ketë kontakte me botën e jashtme dhe të marrë mbështetje psikologjike, morale dhe financiare. Takimi është, pra, shumë i rëndësishëm për mirëqenien e z. Shala dhe anulimi i tij do t’i shtonte më tej shqetësimet”, thuhet në kërkesë.
Sipas kërkesës së mbrojtjes, thuhet se Shala do të angazhohet plotësisht që të marrë pjesë në seancën për shpalljen e urdhrit për dëmshpërblim në rast që ajo vendoset në një datë tjetër.
Ndryshe, është vendosur që më 25 nëntor 2024, mbrojtja e Pjetër Shalës ta dorëzojë dosjen e saj përfundimtare për Apelim të vendimit të Themelores e cila e dënoi atë me 18 vjet burgim për krime lufte.
Më 16 korrik, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim ku u konstatua se përtej dyshimeve të bazuara është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës.
Shala u shpall fajtor për ndalim arbirtrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.
Ndryshe, gjatë muajit shkurt 2023 kishte filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.
Në mars 2023 kishte filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht kishte filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese
"Hajna, hajna", deputeti Abazi i drejtohet pushtetit pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend
Kadrijaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro
Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së
Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme