LAJMI I FUNDIT:

Shala: Jam ministri i parë që kam arritur të mbajë taksën dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

Shala: Jam ministri i parë që kam arritur të mbajë taksën dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

Kandidati i NISMA-s për deputet, Endrit Shala, ka thënë se të tjerët kanë provuar të marrin masa mbrojtëse ndaj Serbisë por nuk kanë mundur t’i mbajnë.

Shala, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është ministri i para që ka mbajtur taksën dhe reciprocitetin deri sa ka qenë e nevojshme.

“Edhe në të kaluarën ka pasur masa reciprociteti, por nuk janë mbajtur derisa janë arritur rezultatet ashtu si me masat që kam marrë unë si ministër në raport me Maqedoninë e veriut”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ministri në detyrë i Tregtisë ka thënë se tarifa ka qenë si masë mbrojtëse pas fushatave nga Serbia dhe Bosnja.

“Tarifa ka qenë vendim i marrë me unitet nga anëtarët e koalicionit qeverisës, ndërsa e kam propozuar unë”.

Kandidati i NISMA-s për deputet, thotë se edhe para futjes në koalicion në bllokun PAN, kjo parti ka pasur në plan program të vendos masa mbrojtëse ndaj produkteve të Kosovës.

Ai thotë se këto masa mbrojtëse janë të përfshira edhe në programin aktual me të cilin NISMA Socialdemokrate garon në zgjedhje./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Kalo në kategori