Meqë vendimi i Gjykatës së Apelit nuk po gjen zbatim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtat e Njeriut(KMDLNJ) ka kërkuar të ketë një aktivizim të qytetarëve për një protestë masive, sepse qytetarët ende po detyrohen nëpërmjet faturave të energjisë të paguajnë rrymën që nuk shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut(KMDLNJ), Behxhet Shala ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të duhej ta mbante një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për plaçkitjen që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve, për dëmin që është në vlerë dhjetëra milionë euro për shqiptarët.
Shala thotë se neglizhenca dhe heshtja e institucioneve të Kosovës, do të duhej t’i zgjon nga gjumi qytetarët për të ushtruar presion mbi institucionet e vendit, pikërisht mbi ZRRE-në dhe mbi KEDS-in.
“Protesta duhet të jetë masive, duhet bërë presion mbi institucionet e Kosovës, mbi ZRRE-në dhe mbi KEDS-in. Askush nuk po kërkon që mos të paguhen faturat e KEDS-it, mirëpo të gjithë ne po kërkojmë që t’i përmbahemi detyrimit që t’i paguajmë faturat për atë që kemi shpenzuar, për shërbimin që na ka ofruar KEDS-i, mirëpo, askush nuk mund të na detyroj që të paguajmë faturat për serbët apo për atë që nuk duhet ta paguajmë”, ka thënë Shala.
Përveç kësaj, ai ka ripërtëritë se qytetarët nuk duhet të paguajnë faturat e KEDS-it më shumë se 70 për qind, sepse sipas tij, 25-30 përqind është ngarkesë e energjisë së shpenzuar nga serbët.
Për kompensimin e mjeteve, Shala ka thënë se mënyra më e mirë do të ishte që kjo të ndodhte në kuadër të faturimit të ardhshëm.
“Në reagimet tona, ne kemi kërkuar që përveç ndërprerjes së faturimit diskriminues, të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë paguar rrymën rregullisht të kompensohen për dëmin që i është shkaktuar pa fajin e tyre. Unë nuk e shoh mundësinë që KEDS-i apo dikush tjetër t’ua kthej parat, duke llogaritë vitet që është paguar më shumë rrymë, por thjesht kjo do të mund të bëhej gjatë faturimit të ardhshëm”, deklaroi Shala.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili e kishte iniciuar rastin në Gjykatë, ka thënë se janë në proces të pritjes, edhe pse sipas tij, vendimi gjyqësor është i plotfuqishëm dhe nuk varet nga ekzistimi i bordeve, pavarësisht se a janë ato funksionale apo jo.
Jashari ka shtuar se vendimi i gjykatës do të duhej të vihej në zbatim.
“Vendimi gjyqësor është i plotfuqishëm dhe mbi të gjitha përfaqëson një çështje ligjore për një çështje konkrete sikur që është kjo, e ka fuqinë e ligjit dhe nuk është aspak kontestuese, si dhe nuk varet nga ekzistimi i bordeve, pavarësisht se a janë ato funksionale apo jo. Vendimi i gjykatës do të duhej të vihej në zbatim… Njëri prej rekomandimeve ka qenë që të shikohet mundësia e kompensimit të qytetarëve, dhe njëra prej propozimeve që ne kemi vlerësuar ka qenë që t’iu rikthehet në faturat e ardhshme të energjisë elektrike në formë të kompensimit për vlerën sa është ngarkuar fillimisht qytetari pa të drejtë”, ka thënë avokati Jashari.
Ai beson se ZRRE do të reflektojë në këtë drejtim, por nëse jo, ai tha duhet shikuar mundësitë dhe hapat tjerë për këtë çështje.
Zëdhënësja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj – Bajrami ka thënë për KosovaPress se ZRRE është e obliguar që t’i zbatojë aktvendimet e Gjykatës, por për të bërë ndryshimet e nevojshme në tarifë nevojitet vendimi i Bordit, si organ i vetëm vendimmarrës në ZRRE.
“Edhe pse aktualisht Bordi i ZRRE nuk është funksional, ZRRE është në proces të shqyrtimit të ri tarifor dhe sapo që Bordi të kompletohet një nga çështjet e para që do t’i dorëzohet për shqyrtim do të jetë shqyrtimi i të hyrave të reja të operatorëve dhe vendimi i gjykatës”, ka theksuar ajo.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë për KosovaPress se deri në fund të këtij viti do të bëhet funksional Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Ai thekson se anëtarët e rinj do të jenë të pavarur dhe profesional dhe nga janari vitit 2018, të zbatohet vendimi i Gjykatës së Apelit për të mos paguar faturat e energjisë për serbët e veriut.
“Unë pres që deri në dhjetor të këtij viti të bëhet funksional bordi i ZRRE-së, në mënyrë që nga janari të zbatohet vendimi i ri i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike, dhe qytetarët e Kosovës, si dhe bizneset të mos paguajnë më për qytetarët serb në veri të Mitrovicës. Mendoj se do të jetë e pa mundur që të kompensohen tash mjetet për qytetarët, mirëpo, do të ishte një sukses së nga viti i ardhshëm të mos paguhen më për faturat e qytetarëve serb”, ka thënë ministri Lluka.
ZRRE-ja nuk ka bord funksional që nga muaji maj i këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri