Pas suksesit mbarë botëror të këngës “TQG”, Shakira dhe Karol G, janë bërë artistet më të dëgjuara në botë.
Teksti i asaj kënge, për të cilin shumë pretendojnë se ishin mesazhe për partnerët e tyre: Gerard Pique dhe Anuel AA, u dëgjua 40 milionë herë vetëm në ditën e parë të publikimit.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, Karol bëri një postim në rrjete sociale për të falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Si filloi gjithçka, si po shkon?”, nisi postimi i yllit të famshëm nga Kolumbia.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment. Këngën time të parë globale po e ndaj me të, Shakiran, dhe ajo e di se sa e lumtur ndihem. TQG e para. Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë e pafund”, vazhdoi ajo.
Ky postim në Instagram për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e 3.5 milionë pëlqimeve.
Sa i përket platformës YouTube, kjo këngë ka kaluar shifrën e 150 milionë klikimeve për pak ditë. /Telegrafi/