Pas shpërthimit të gypit tek Marashi, uji ka vërshuar Shatërvanit të qytetit të Prizrenit.

Sipas një video-incizimi të publikuar nga RTVBesa, shihet teksa ka hyrë edhe tek bizneset që ndodhen në atë pjesë.


Uji ka vështirësuar edhe lëvizjen e qytetarëve dhe veturave.

Kompania “Hidroregjioni Jugor”, ka bërë të ditur se tashmë ekipet janë në terren dhe po merren me sanimin e gypit. /Telegrafi/