Site icon Telegrafi

Shaban Tërstena: Kam pasur sfida të shumta, por vullneti im ka qenë edhe më i madh

Kampioni shqiptar olimpik Shaban Tërstena, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur për sfidat e tij që ka pasur, deri në arritjen e majave të sportit të mundjes.

Ai thotë se që si i ri ka pasur sfida të mëdha deri tek arritja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në SHBA, por siç shprehet, ka pasur ëndrra dhe vullnet të madh.

“Në vitin 1980 isha vetëm 15-vjeçar dhe për përgatitje isha në Rusi. Atje isha më i riu ku edhe fitova vullnet të madh, duke i parë gjithë mundësit rus. Gjithmonë e kam pyetur veten, pse vetëm rusët të jenë kampionë ku e kanë gjithë këtë fuqi. Me 15 vjet e kam pyetur veten: ku është dallimi mes meje dhe tyre? Dhe erdha në përfundim se vetëm me punë dhe sakrificë të madhe njeriu arrijnë suksese. Pas kësaj për 10-12 vjet i kam sfiduar rusët”.

“Sfidat e jetës time janë shumë, duke filluar që nga Kampionati Botëror në Kanada kur kam qenë 17 vjet. Pastaj në vitin 1984 kur kam qenë 19 vjet, në Lojërat Olimpike në Los Angeles kam sfiduar mundësit më të mëdhenj. Luftën e parë e kam pasur kundër një amerikani, i cili ishte mundës i madh. Por nuk kam pasur frikë. Kam luftuar deri në minutat e fundit dhe natyrisht fitorja ishte e imja”, theksoi Tërstena.

Ai shtoi se edhe këtë ditë e mban rekordin e fituesit më të ri të Lojërave Olimpike./Telegrafi/

Për më shumë ndiqeni videon:

Exit mobile version