Shaba ishte në shkollë të mesme, kur një mëngjes oborri i shtëpisë së tij u mbush me punëtorë me kazma e lopata, që bënë disa sheshime. Të nesërmen oborri u mbush me llaç e tulla. “Shteti”, pa pyetur askënd, në oborrin e shtëpisë së Shabës, kishte nisur të ndërtonte diçka që as Shaba dhe askush nuk mund ta dinte çfarë ishte, sepse punëtorët dhe një teknik që mbante në dorë disa skica, nuk flisnin.
Në oborrin e shtëpisë së Shabës nuk mund të ndërtoheshin gjëra për të cilat buçiste propaganda, fabrikë, uzinë, fermë bujqësore, hidrocentral. Mundësitë ishin dy: bunker për mbrojtjen e popullit nga sulmet e armiqve ziliqarë që mezi prisnin t’i ngulnin Shqipërisë dhëmbët, ose pallat banimi për leckamanët.
Hamendja se fjala ishte për bunker u hodh poshtë shpejt kur u pa se gërmimet nuk vajtën më thellë se një metër. Kështu që, me gjasa, fjala nuk ishte për tunele, por për themele, pra pallat banimi.
Por, edhe pallati u hodh shpejt poshtë për shkak të përmasave të kufizuara të oborrit. Vepër madhështore pesëvjeçari jo, pallat jo, tunel jo, çfarë po ndërtonin vallë në oborrin e Shabës?! Komitet partie? Rajon policie? Burg? Dhomë torturash? Zyrë e fshehtë e sigurimit?
Kur kishte kaluar nja një muaj, ja behu çudia tjetër. Këtë herë jo e hamendësuar, por faktike: Karabinaja e porsangritur, nga forma, madhësia, modeli i çatisë, s’të linte të dyshoje se mbi oborrin e shtëpisë së Shabës po ngrihej një Tyrbe. U çudit i madh e i vogël. Nisën pëshpërimat. Kishat dhe xhamitë kishin vite që ishin hedhur në erë nën brohorimat entuziaste të proletarëve surratshqyer. Priftërinjtë dhe hoxhallarët që mbetën pa u pushkatuar, varur në litar apo vdekur nëpër biruca nga rrahjet shtazarake, ishin tashmë nëpër burgje.
Çne kjo Tyrbe!
Lagja mbajti frymën. Ndoshta kurvi ishte penduar për hedhjen në erë të kishave dhe xhamive, rrahjet dhe vdekjet e klerikëve, dhe me këtë Tyrbe në periferi të qytetit, po jepte një sinjal pendese që dukej sikur thoshte. Partia e bëri atë gabim, edhe partia gabon, por pranon dhe bën autokritikë, priftërinjtë dhe hoxhallarët e vdekur nuk i ngjallim dot, ama nga pësimet nxjerrim mësime, vetëkorrektohemi, bëjmë autokritikë nën udhëheqjen e pagabuar të klasës punëtore me në krye shokun kurvi etj.
Me plotësimin dita-ditës të asaj që fillimisht pa të drejtë u quajt Tyrbe, më së fundi u muar vesh se në oborrin e shtëpisë së Shabës u ndërtua një Bibliotekë. Shaba mori frymë thellë dhe tha me vete: piruetat e kurvit, simbolikat e partisë, kthesat e stalinizmit, zigzaget e proletariatit nuk më interesojnë aspak. Përderisa të dyja kanë si qëllim zbutjen e njeriut, Biblioteka dhe Tyrbja nuk dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Shyqyr që nuk më ngritën në oborr ndonjë komitet, polici, dhomë torturash, zyrë sigurimi.
Shaba e priti pra me qejf ndërtimin e Bibliotekës. Jo për vete. Se Shaba i kishte lexuar ndërkohë praktikisht të gjithë librat shqip, si të lejuarit që i blinte nëpër librarira dhe të palejuarit që vinin nga Kosova. Lumturimi i Shabës ishte i një lloji tjetër, lumnim i pastër, i lartë, idealist, i brendshëm, i thellë, altruist, për të tjerët që të bëheshin njerëz. S’do mend që biblioteka do kishte librat e kurvit, librat për vështirësitë e revolucionit, luftën e klasave, çarjen e bllokadës së egër, egërsinë dhe rrezikshmërinë e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Por, do kishte edhe ndonjë libër tjetër, për shembull ndonjë roman të Balzakut, Hygoit, Tolstoit, që, n’atë tmerr e llaftarë mjaftonin për të mos i lënë shqiptarët të mos kafshëroheshin.
Kaluan vitet. Shaba hyri e doli me mijëra herë në Bibliotekën mbi oborrin e shtëpisë së vet, për t’i rekomanduar njërit e tjetrit libra të mirë.
Në ‘90-ën, nën sytë e përlotur të atyre për të cilët Biblioteka, falë Shabës, kishte qenë Tyrbe, banditët zhvatën orenditë dhe dogjën librat.
Por, s’mund ta zhvatnin as digjnin shpirtin e Shabës, që sillej i pavdekshëm aty rrotull.
Pas zhvarjeve dhe djegieve materiale, vendi dhe Biblioteka bosh u shndërruan në vend të shenjtë, Vakëf. Gjetën a s’gjetën gjë, s’u muar vesh. Megjithatë u shfaqën netëve si hije me metal detektor ndër duar, për të kërkuar flori nën themelet e Bibliotekës, që kishte qenë oborri i Shabës. Kërkuesve të floririt nën Bibliotekën e rrënuar, Shaba u tha duke qeshur: Po lodheni kot. Floriri i oborrit tim ndodhet ku nuk mund ta merrni, në kokat e lexuesve që unë i shpëtova nga shtazërimi.
Lexuesi i paepur Shabë, Bibliotekën mbi truallin e tij donte ta privatizonte dhe pasi ta ndreqte të vazhdonte ta përdorte përsëri si Bibliotekë, por nuk mundi, sepse e pengoi ligji.
Erdhën në ato vite plot njerëz që i thanë Shabës,
– Digje dhe privatizoje.
– Nuk jam shtazë që të djeg Biblioteka, jam Njeri.
– E djegim ne për ty.
– Para se të digjni Bibliotekën duhet të më digjni mua, para se të më digjni ju mua ju djeg unë ju.
Shqiptarët vjedhin e zhvasin e vrasin, Shaba jo që jo, Bibliotekën Tyrbe mbi oborrin e vet tashmë pa libra shndërruar në Vakëf, nuk e prek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe