Për grup-moshat më të reja në Maqedoninë e Veriut ashtu si në gjithë botën, mbetet sfidë mbledhja e një numri sa më të madh të ndjekësve në platformën sociale Tik Tok. Për të bërë një video virale, e cila synonte të joshte më shumë ndjekës, e ka vënë jetën në rrezik një vajzë e mitur nga Shkupi.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se me datën 27 nëntor një vajzë e mitur ka pësuar djegie të rënda nga rryma pasi vagoni në të cilin ishte ngjitur për të bërë video, ishte shkëputur dhe i është afruar rrjetit elektrik.
Në rrjetet sociale është shpërndarë lajmi se kjo video ishte planifikuar të shpërndahej në platformën sociale Tik Tok.
Fëmijët kopjojnë sfida të rrezikshme
Pas kësaj ngjarjeje, kanë reaguar përdorues më të moshuar të Tik Tok-ut. Ata kanë tërhequr vërejtjen se prindërit duhet të kontrollojnë përfshirjen e fëmijëve në këtë platformë, pasi grup-moshat më të reja mund të rrezikohen seriozisht pa qenë të vetëdijshëm.
“E pashë informacionin lidhur me vajzën që pësoi lëndime serioze gjatë realizimit të videos. Është e kotë të mendohet se kjo situatë mund të shmangej pasi e mitura sigurisht atë veprim e ka parë diku në ndonjë video tjetër, i është dukur interesant dhe ka provuar ta realizojë të njëjtën gjë me shpresë se kjo dot’ i sjellë më shumë ndjekës.Pra, fëmijët, të miturit janë të prirë të kopjojnë sfida pa qenë të vetëdijshëm se e vënë veten në rrezik”, thotë Martin Gjorgjievski, 27 vjeç, një përdorues i njohur Tik Tok-u nga Maqedonia e Veriut.
Jetlira Xheka nga Dibra, përdoruese e njohur e kësaj platforme, thotë se prindërit duhet të kenë në kontroll fëmijët e tyre kur përdorin Tik Tok-un, përkatësisht kur plasojnë video në këtë platformë. Ajo thotë se kjo platformë më vete përmban shumë kurthe veçanërisht për fëmijët. Me veprimet që i bëjnë më vonë, ata do të pendohen ndërkohë që videot bëhen virale pas shpërndarjeve dhe vështirë mund të fshihen.
“Fatkeqësi është dhe fakti që moshat shumë të reja, 10 apo 12 vjeç dalin me veprime të pahijshme dhe shprehen me fjalë të ndyta, përdorin shprehje të pista, ekspozojnë pjesë të trupit për çka më pas pendohen – qoftë vajzë apo djalë – pra pa vetëdije vetë e shkatërrojnë jetën e tyre”, thotë Xheka 20 vjeçe, e cila tashmë ka arritur të gjenerojë edhe të ardhura nga videot që i bën virale në Tik Tok.
Nevoja për edukim rreth termit reputacion online
Bojan Kordallov, ekspert i rrjeteve sociale, thotë se duhet të organizohen më shumë debate në media, po edhe në institucionet arsimore, për t’i njoftuar fëmijët, si dhe vetë prindërit, rreth sfidës bashkëkohore të quajtur reputacion online.
“Duhet kuptuar se është më se nevojshme t’i edukojmë të rinjtë se çka është reputacioni online, rreth sjelljes në hapësirën e internetit. Në të kundërtën, vrapi drejt famës, jo vetëm që do të sjellë fatkeqësi si të vajzës së mitur, por edhe mund të përfundojë me fatalitet. Por, njëkohësisht, duhet edukuar dhe prindërit pasi ata janë shumë hapa prapa fëmijëve të tyre për sa i përket përdorimit të aplikacioneve të caktuara dhe rrjeteve sociale”, thotë Kordallov.
Megjithëkëtë, Tiana Ivanovska, psikologe, thotë se nuk mund të ndalet hovi “thënë kushtimisht” i digjitalizimit të gjeneratave të reja, i përdorimit të rrjeteve sociale dhe tendencës në rritje për t’u bërë të famshëm, të dukshëm në rrethin ku jetojnë dhe më gjerë. Prandaj, shton ajo, “është shumë e rëndësishme që prindërit të kenë qasje te veprimet e të rinjve”.
“Pasi të rinjtë, veçanërisht grup-moshat më të reja, nuk janë në gjendje t’i parashohin pasojat që sjellin rreziqet e caktuara për të bërë një video atraktive ose thjesht dhe postime në rrjetet sociale, është shumë me rëndësi që prindërit të flasin me fëmijët e tyre dhe t’i paralajmërojnë për rreziqet. Por, për të arritur në këtë pikë, ata duhet të kenë më shumë njohuri rreth këtij trendi të quajtur luftë për famë dhe jo apriori të vendosin ndalesa, pasi fëmijët do të gjejnë mënyra për t’i realizuar ato qëllime, në një ose mënyrë tjetër”, thotë Ivanovka.
Nga dikasteri i policisë thonë se nuk mund të japin të dhëna të sakta se sa fëmijë pësojnë nga sfidat që sjellin rrjetet sociale, pasi zakonisht ato nuk raportohen si të tilla, por si aksidente gjatë veprimeve të caktuara.
Rasti i regjistruar si fatkeqësi gjatë realizmit të videove me qëllim shpërndarjen në rrjetet sociale është ai gjatë vitit 2017, kur një djalë 15-vjeçar duke tentuar të fotografojë shoqen e tij, i hipur në një vagon të mbushur me karburant gjatë lëvizjes i afrohet një shtylle elektrike me intensitet të lartë, merr flakë dhe ai pëson lëndime të rënda nga djegia. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova