Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka shprehur shqetësimet e tij për mënyrën se si po rrjedh procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk e përjashton mundësinë që sërish të këtë tensione në pjesën veriore te vendit.
Serwer thotë se përderisa Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti i ashtuquajtur “bota serbe”, rajoni nuk ka për të gjetur qetësi.
Ai tutje vlerëson se nëse nuk ndëshkohet Serbia, atëherë ka rrezik që situata të tensionohet sërish ne pjesën veriore të vendit.
“Përderisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të vazhdojë përpjekjet e saj për të krijuar ‘botën serbe’ dhe natyrisht që kjo përbën shqetësim për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shihet qartë se evropianët nuk kanë një gjuhë të përbashkët për ta sanksionuar Serbinë pas asaj çfarë ndodhi në Banjskë. Në anën tjetër amerikanët janë duke pritur rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, dhe nuk dëshirojnë të marrin ndonjë vendim në këtë fazë që mund të nxiste më shumë nacionalizmin serb. E nëse nuk ka ndëshkim për Serbinë as pas zgjedhjeve atëherë ka rrezik që situata mund të përshkallëzoj sërish”, ka thënë profesori Daniel Serwer, për tëvë1.
Profesori amerikan thotë se Vuçiq po tolerohet nga Perëndimi të luajë me disa karta në politikën e jashtme.
“Aleksandar Vuçiq e ka bërë të qartë disa herë se nuk është shumë i interesuar për dialog. Në anën tjetër edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka rezervat e tij, por megjithatë ka më shumë vullnet se Vuçiqi që procesi të ecë përpara. Nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëjnë më shumë presion, atëherë jam skeptik për të ardhmen e këtij procesi. Vuçiq nuk po e përfill shumë perëndimin vetëm shikojeni raportet e tij të ngushta me Dodikun, Lukashenkon e Orbanin, kjo besoj flet shumë. Ai është shumë i zoti që vazhdon të bëjë politikë me disa karta”, u shpreh Serwer.
Serwer ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai thotë se Kosova në asnjë formë nuk duhet të pranojë një nivel të tretë të pushtetit.
“Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të ishte gjë e keqe nëse Serbia tregon transparencë se sa para do t’i ndajë për serbët e Kosovës. Pra procesi duhet të jetë shumë transparent. Gjithashtu mënyra se si do të funksionojë Asociacioni, duhet të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës. Pra në asnjë formë nuk duhet te lejohet një nivel i tretë i pushtetit në Kosovë”, ka deklaruar Serwer.
Komuniteti ndërkombëtar po kritikon Kosovën si dhe Serbinë për mungesë të zbatimit të marrëveshjeve te arritura në kuadër dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës