Serie A me tifozë më muajin shtator

299:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - JULY 21: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between US Sassuolo and AC Milan at Mapei Stadium - Città del Tricolore on July 21, 2020 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images) 12:"Getty Images
Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora, ka thënë se mund të bëhet rihapja e stadiumeve në vendin e tij.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Radio Rai, ai ka nënvizuar se nëse përhapja e COVID-19 do të vazhdojë me ritme të ulëta si aktualisht, në shtator do të rihapen stadiumet në Serie A, edhe pse jo në kapacitet të plotë por me një numër më të reduktuar tifozësh.
“Nëse kjo kthesë epidemiologjike vijon, atëherë do të jemi në gjendje të shohim tifozë në stadiume në muajin shtator”.
“Natyrisht nuk do të jemi në gjendje t’i shohim plot si më parë, por duke respektuar një sërë masash që po i studiojmë për momentin”, është shprehur Spadafora.
Serie A është zhvilluar pa tifoz që nga rikthimi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































