Site icon Telegrafi

Sergio Ramos po transferohet te gjiganti turk

Ikona e Real Madridit, Sergio Ramos thuhet se do t’i bashkohet gjigantit turk – Besiktas.

Sipas gazetarit të Foot Mercato, Santi Aouana, Besiktas po e mposhtë Galatasarayn për kartonin e spanjollit.

Ai është në prag të bashkimit me skuadrën e Senol Gunes pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain (PSG).

Lexo po ashtu Kur shumica e yjeve po shkojnë në Arabi dhe SHBA – Ramos duket se ka zgjedhur një klub befasues

Lojtari 37 vjeçar ka qenë i lirë që kur u largua nga parisienët në fillim të kësaj vere. Ai u përfol për një lëvizje në Ligën Pro Saudite për t’u bashkuar me ish-shokët e tij të skuadrës në Real Madrid, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Megjithatë, kampi i spanjollit tani është në pritje të propozimit përfundimtar nga Besiktas dhe presidenti i tyre Ahmed Nur Cebi.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar veror në ligat kryesore - transferimet që ndodhën me 1 shtator

Ramos u largua nga PSG pasi kaloi dy vjet në Parc des Princes, ku fitoi dy tituj radhazi të Ligue 1. Ai bëri 58 paraqitje për parisienët dhe ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar.

Besiktas është në prag të nënshkrimit të një prej mbrojtësve më të mëdhenj në histori, i cili u bë legjendë gjatë 16 viteve të tij në Santiago Bernabeu me Real Madridin.

Ramos u paraqit 671 herë për gjigantët e La Ligës, duke fituar katër Liga të Kampionëve, pesë tituj të La Ligës dhe dy Kupa të Mbretit. Ai shënoi 101 gola dhe dha 40 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version