Tenistja amerikane, Serena Williams, e cila e mbronte medaljen e artë nga olimpiada e kaluar, është eliminuar me humbjen shokuese nga lojtarja ukrainase, Elina Svitolina, 21 vjeçare.

Në këtë mënyrë, tenistja Williams nuk do të jetë në gjendje ta fitoj edhe medaljen e pestë të artë olimpike.

“Qartas jam shumë e pakënaqur... fitoi lojtarja më e mirë, por me padurim e pres rastin tjetër”, tha pas duelit, Serena Williams, 34 vjeçare, transmeton rel.


Tenistja e Ukrainës, Elina Svitolina, e cila është e 20-ta në listën e lojtareve më të mira në botë, tha se “ishte një moment perfekt”.

Për gjysmëfinale, ajo takohet me tenisten çeke, Petra Kvitova, që dy herë ishte fituese e turneut të njohur, Wimbledon.

telegrafi sport app