Serbia po i falsifikon provat kundër Haradinajt, dëshiron të shmang paditë nga Kosova, Kroacia e Bosnja

Gjykata në Colmar të Francës ka shtyrë për të tretën herë vendimin për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajn. Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi që vendimi për Haradinajn të shtyhet për 27 prill.
Sipas analistit dhe publicistit Halil Matoshi, zvarritja e këtij procesi ndodh për shkak të lajthitjes në të cilën është vënë drejtësia franceze, përmes falsifikimit të provave dhe shpikjes së dëshmive nga Serbia.
“Nuk dua të dëgjoj kopalla konspiracionesh që thuren në Prishtinë, se kinse Haradinaj është ndaluar atje që të mos ndikojë në proceset politike, si: demarkimi i kufirit me Malin e Zi apo Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Haradinaj është peng i fushatës të orkestruar nga Serbia dhe armiqtë e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për Telegrafin.
Matoshi theksoi se Haradinaj është njeri që i dha Kosovës shumë, si në luftë ashtu edhe në paqe, dhe se beson që drejtësia franceze nuk mund të ndikohet politikisht.
“Secili gjyq – kudo qoftë – që në sfond prodhon ose mundësi interpretimi se ka influencime politike ose ndikim të drejtpërdrejtë në procese politike në një vend nominalisht demokratik, jo vetëm që është i padrejtë, porse merr karakteristikat e persekutimit”, thotë Matoshi, për të cilin ekstradimi i Haradinajt nga Franca në Serbi do të paraqiste precedent ndërkombëtar, madje edhe rrezik që të persekutohet një njeri në një tokë armiqësore. “Nuk mund te ekstradohet në një shtet të tretë një shtetas kosovar, kur dihet se Franca e ka njohtë Kosovën dhe se krimet e pretenduara janë kryer në territorin e Kosovës (tashmë territor nën juridiksionin e shtetit kosovar) dhe jo të Serbisë. Në anën tjetër, fletarrestin e ka shpall një entitet juridik-politik qe nuk ekziston më në marrëdhëniet ndërkombëtare – Serbia dhe Mali i Zi”!
Analisti tjetër, Blerim Burjani, shprehet se nuk është dashur të ndodhte shtyrja e sotme e vendimit ndaj Haradinajt. Në një prononcim për Telegrafin, ai ka theksuar se fletarresti i lëshuar nga Serbia, me anë të të cilit është ndaluar Haradinaj, do të duhej që moti të shpallej jovalid.
Të pyetur rreth arsyes se përse po ndodhin këto shtyrje, analistët shprehen se Serbia po e zvarrit procesin duke pretenduar se po mbledh prova shtesë, ndonëse fletarresti daton që nga viti 2004!?
“Ndalimi i Haradinajt është shkelje e të drejtave të njeriut, sepse një person kurrë nuk mund të ekstradohet në një tokë armiqësore për t’u gjykuar”, u shpreh Matoshi.
Ndërsa, sipas Burjanit, është e çuditshme edhe kërkesa për prova shtesë nga Serbia.
“Aktet ndërkombëtare e kërkojnë një gjë të tillë veç kur personi është në arrati dhe kur nuk dihet vendndodhja e tij”, tha Burjani.
Sipas Matoshit, Serbia po e zvarrit procesin pa çka që fletarresti daton që nga viti 2004!
“Qysh mund te merren ‘provat dhe dëshmitë’ e Policisë dhe Ushtrisë fashiste serbe të epokës së Millosheviqit të cilat Haradinaj dhe UÇK me mundësitë modeste i kanë luftuar? Ndalimi i Haradinajt në Francë me fletarrest të Serbisë është shkelje e të drejtave të njeriut, sepse një person kurrë nuk mund të ekstradohet në një tokë armiqësore për t’u gjykuar. E kam thënë disa herë: Serbia ka adoptuar një platformë që ka nëntë pika, agjenda këto të cilat kreu aktual i Beogradit zyrtar po i përcjell me përpikmëni: të zvogëlohet përgjegjësia e Serbisë për kryerjen e krimeve dhe shkatërrimit, dhe përmes aktakuzave, fletarrestimeve dhe proceseve gjyqësore të montuara kundër shtetasve të Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës të vihet në pozitë të barabartë me shtetet përreth; shtetet fqinje Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe Kosova, të vihen në pozitë që të heqin dorë nga akuzat e paralajmëruara para gjykatave ndërkombëtare”, thotë ai.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore ndaj Haradinajt, prokuroi tha se Haradinaj dyshohet për vrasjen e disa romëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Matoshi shprehet se ky abuzim me mekanizmat ndërkombëtarë që po bën Serbia, është në vazhdën e diskreditimit të luftës së drejtë të UÇK-së dhe të rrënimit të imazhit të shtetit të Kosovës. Për të, Serbia po synon rrënimin e imazhit të shtetit kosovar si dhe destabilizimin e brendshëm të Kosovës – si vegëz e ndikimit rus në Ballkanin Qendror.
““Haradinaj është ndaluar në Francë me një fletarrest jokredibil të një shteti që kishte nisur një fushatë gjenocidi ndaj popullsisë së Kosovës, të një shteti të ka karakterizuar fashizmi, për çka Serbia është bombarduar nga forcat e NATO-s për shtatë javë rresht”, tha Matoshi. “Sipas kësaj logjike – nëse e parafrazojmë ambasadoren Vlora Çitaku – në Nurenberg është dashtë të dënohen forcat aleate që kishin zbarkuar në Normandi, partizanët sovjetikë dhe Rezistenca franceze, por jo kreu nazist”!
Analistët shprehen të bindur se më 27 prill Haradinaj do të lirohet dhe se ekstradimi i tij në Serbi nuk ka gjasa të ndodhë. Për Matoshin, nëse kjo do të ndodhte ekstradimi, atëherë mund të thuhet se ideali i vendosjes së drejtësisë ka përfunduar në Colmar të Francës.
“Lirimi do të ndodhë, nëse jo me vendim lirues të Gjykatës, atëherë mendoj se këtë hap do ta ndërmarrë Ministria e Drejtësisë e cila do të vendosë që Haradinaj të mos ekstradohet në Serbi”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Iu gjetën dhe u sekuestruan disa armë në një veturë të parkuar në një pompë derivatesh në Deçan, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri