LAJMI I FUNDIT:

Serbia ndalon tubimin e Sheshelit në përvjetorin e krimeve të luftës

Serbia ndalon tubimin e Sheshelit në përvjetorin e krimeve të luftës

Ministria e Brendshme ndaloi një tubim që lideri i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli planifikoi të mbante në fshatin Hrtkovci, ku ai mbajti fjalimet nacionaliste në vitin 1992 që bënë që ai të dënohej për krime lufte.

Ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq tha të premten se nuk do të lejohet asnjë tubim në Hrtkovci më 6 maj në përvjetorin e fjalimit anti-kroat që mbajti Shesheli në të njëjtin fshat në vitin 1992 që çoi në dënimin e tij nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë.

“Disa organizata politike kanë lajmëruar tubime. Nuk do të lejohet asnjë lloj tubimi në Hrtkovci,” tha Stefanoviqi, raportoi agjencia e lajmeve Beta.


Partitë opozitare thanë se do të mbanin kundër-demonstrata pasi Partia ultra-nacionaliste Radikale e Sheshelit lajmëroi tubimin në Hrtkovci.

Por Shesheli tha se ai do ta sfidojë ndalimin dhe do ta organizojë gjithsesi tubimin.

“Ne do ta organizojmë dhe qeveria s’ka asnjë arsye për ta ndaluar atë,” tha për BIRN Shesheli, i cili është një deputet në parlamentin serb.

I pyetur për incidente të mundshme të shkaktuara nga sfida që ai po i bën ndalimit të mbajtjes së tubimit, Shesheli u përgjigj: “Pse të më interesojë?”

“Ne ishim të parët që planifikuam një tubim në Hrtkovci. Autoritetet mund të ndalojnë tubimet e tjera”, shtoi ai.

Incidentet që përfshijnë radikalët janë rritur gjatë ditëve të fundit pasi OJQ dhe politikanë të opozitës filluan të theksonin se dënimi për krime lufte i Sheshelit e skualifikon atë ligjërisht nga posti i tij si deputet.

Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare më 11 prill e dënoi Sheshelin në mungesë me dhjetë vjet burg për nxitje të krimeve me fjalimet nacionaliste në rajonin e Vojvodinës të Serbisë gjatë luftës në vitin 1992.

Fjalimet e tij që bënin thirrje për dëbimin e kroatëve nga Hrtkovci u pasuan me dhunë kundër civilëve kroatë.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori