Ekrem Krasniqi nuk arriti as dy muaj të qëndrojë në krye të Stacionit Policor në Bujanoc, komunë kjo me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Zgjedhja e tij në muajin prill të këtij viti në postin e komandantit të Stacionit Policor ishte vlerësuar historike, pasi që ishte hera e parë që një shqiptar nga kjo komunë në Serbi të zgjidhej në krye të një stacioni policor. Por, javë më parë ai është larguar nga ky post me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Beograd, me t’u zëvendësuar me një serb.
Bujanoci dhe Presheva, komuna këto me shumicë absolute shqiptare, vazhdojnë që komandantët e Policisë t’i kenë serbë, të zgjedhur drejtpërdrejt nga Qeveria në Beograd.
Në këto komuna drejtuesit e Policisë ka disa vite që ua shlyejnë banorëve shqiptarë adresat e vendbanimeve, duke ua pamundësuar që t’i nxjerrin dokumentet e identifikimit dhe në këtë mënyrë ta spastrojnë Luginën nga shqiptarët.
Kamberi: Kosova të vendosë reciprocitet
Për dallim nga Kosova, ku në komunat me shumicë serbe komandantët e stacionit policor vijnë nga radhët e komuniteteve që udhëheqin me nivelin lokal, në Serbi kryetarët e komunave nuk kanë kurrfarë kompetence në zgjedhjen e shefave të policisë lokale.
Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet e Serbisë. Sipas tij, largimi i komandantit të Stacionit Policor në Bujanoc, i cili ka qenë nga radhët e komunitetit shqiptar, është vazhdimësi e politikës shtetërore për nënpërfaqësimin e shqiptarëve, politikë e cila nuk ndryshon me dekada në këtë shtet. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë