Flet-arresti që u lëshua nga Serbia për Ramush Haradinajn duke e akuzuar atë për krime të luftës, po ashtu u lëshua edhe për Presidentin e Francës, Zhak Shirak.
Serbia e kishte akuzuar atë për krime lufte, por edhe e kishte dënuar me 20 vite burgim.
Megjithatë, pos Shirakut, Beogradi dënoi edhe liderë të mëdhenj botërorë, duke përfshirë edhe Presidentin e SHBA’së Bill Clinton
Një gjykatë në Beograd, më 21 shtator të vitit 2000, kishte gjetur fajtorë për krime lufte edhe liderët botërorë.
Për secilin prej tyre, dha nga 20 vite burgim për bombardimet e NATO’s kundër Jugosllavisë gjatë kohës së luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Gjyqi, që u mbajt katër ditë, në përpjekje për të ringjallur ndjenjën anti-NATO në Jugosllavi, ishte fushatë para zgjedhore e presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.
Rreth 100 spektatorë dhe media janë lejuar të hyjnë në Gjykatën e Qarkut në Beograd (e enjte), derisa kryetari i trupit gjykues, Veroljub Raketic i lexonte akuzat dhe dënimet.
Avokatët e caktuar nga gjykata ishin të punësuar për të përfaqësuar të pandehurit, pasi ata nuk ishin të pranishëm në sallë, e që u dënuan në mungesë.
Derisa përmendeshin emrat e liderëve botërorë për dënim me burg, turma mbante emrat e tyre në pllakata, duke i ngritur ato në secilin emër të përmendur dhe duke duartrokitur.
Në mesin e të dënuarve ishin Presidenti Bill Clinton, Sekretarja e Shtetit, Medeleine Albright, Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Willim Cohen, kancelari gjerman, Gerhard Shroder, kryeministri britanik Tony Blair, presidenti francez Zhak Shirak, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Havier Solana, si dhe komandanti i NATO’s i cili ishte në pension, gjenerali Wesley Clark.
“William Cohen dënohet në mungesë me dënim maksimal prej 20 vjet burgim”, thoshte gjykatësi. E kështu bëri për secilin lider botërorë të asaj kohe – të gjithë i dënoi me 20 vite burgim.
Udhëheqësit botërorë u akuzuan për krime lufte, e që Gjykata i ndërlidhte me bombardimet 78 ditore të NATO’s në Serbi.
Gjykatësi, Veroljub Raketic tha se të akuzuarit paraprakisht ishin të njoftuar, por ata zgjodhën ta injoronin gjykatën – i dënoi në mungesë. Ai gjithashtu i urdhëroi të pandehurit ta paguajnë koston e gjykimit.
Raketic gjithashtu shpalli fajtor NATO’n për vdekjen e 546 ushtarëve të ushtrisë jugosllave, duke përfshirë edhe 138 policë serbë dhe 504 civilë – 88 prej tyre fëmijë.
Në po atë kohë, Millosheviqi kishte bërë fushatë me slogane anti-NATO, duke thënë se do ta ringjallë shpresën e rindërtimit pas bombardimeve. Kjo “shpresë” që e dha Millosheviqi, më vonë u shndërrua në vota.
Prokuroria në Beograd kishte thënë se në momentin që palët shpallen fajtorë, ata do të arrestohen kurdo që shkojnë në Serbi.
Akuzat, të listuara në aktakuzën me 120 faqe, kishte të përfshirë edhe nxitjen e një lufte agresive dhe kryerjen e krimeve kundër popullatës civile, si dhe përdorimin e mjeteve të paligjshme të luftës, tentim vrasje dhe shkelje e integritetit territorial të Jugosllavisë.
Gjatë gjykimit, u shfaqën edhe pamjet e bombardimeve të NATO’s në Serbi. Ky gjykim vlen të theksohet se përfundoi pa dëshmitarë për këto bombardime, e për këtë çështje gjykatësi tha se “e gjithë Jugosllavia e di. Salla e gjykatës nuk është aq e madhe sa t’i zë të gjithë dëshmitarët”.
Qeveria jugosllave kishte pretenduar se NATO ka shkelur të drejtën ndërkombëtare kur urdhëroi bombardimet e civilëve – një akt që rezultoi me vdekje të shumta, lëndime trupore dhe shkatërrim të pronës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk