Agjencia për Energji Bërthamore e Rusisë, Rosatom, prezantoi të hënën planin e punës së saj në tregun e Serbisë.
Zëvendësdrejtori i Departamentit për Zhvillim dhe Ndërmarrje Ndërkombëtare pranë Rosatom-it, Boris Arsejev, tha se kjo kompani është e gatshme t’i ofrojë Serbisë “përtej energjetikës”.
“Në radhë të parë bëhet fjalë për zhvillimin e potencialit shkencor dhe inovativ të Serbisë dhe zgjidhjet në fushën e mjekësisë bërthamore. Ne zhvillojmë gjithashtu energji alternative, burime të ripërtërishme të energjisë”, tha Arsejev në një konferencë për media në Beograd, së bashku me ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, përgjegjës për inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, Nenad Popoviq.
Ky i fundit u shpreh i bindur se “ky bashkëpunim me Rosatom-in “do të sjellë shumë mundësi të reja dhe shumë vende të reja pune”.
I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë se cili do të jetë vëllimi i investimeve të Rosatom-it, Popoviq nuk dha përgjigje konkrete.
“Pas dhjetëra vitesh pa kontakte midis Rosatom-it dhe kompanive nga Serbia, institucioneve kërkimore shkencore, është herët të flitet për investime. Është e rëndësishme që është vënë kontakti i parë”, tha Popoviq.
Delegacioni i Rosatom-it ka shkuar në Beograd më pak se katër muaj pasi në Soçi të Rusisë, Popoviq dhe drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore ruse Rosatom, Aleksej Lihachov, kanë nënshkruar një dokument për parimet e bashkëpunimit Rusi-Serbi në fushën e energjisë bërthamore, për qëllime paqësore.
Rosatom, siç thuhet në faqen e tij zyrtare, është i pranishëm në 44 shtete në gjithë botën – prej tyre, 16 në Evropë.
Përpara aplikimit të energjisë bërthamore në mjekësi, Rosatom është i njohur për ndërtimin e centraleve bërthamore. Në projekte të tilla, Rosatom po punon në Bullgari dhe Hungari. Realizimi i tyre nuk ka përfunduar, edhe pse themelet e bashkëpunimit janë ngritur vite më parë.
Projekti për rindërtimin e centralit bërthamor të Belenës në Bullgari është ende nën pikëpyetje.
Në qershor të këtij viti, Parlamenti bullgar ka miratuar një plan për rindërtimin e centralit bërthamor të Belenës, pesë vjet pasi projekti është pezulluar për shkak të problemeve financiare dhe shqetësimeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara se përmes tij do të rritet varësia energjetike e Bullgarisë nga Rusia. /Rel/
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka cilësuar si “projekt të shekullit” planin e zgjerimit të elektranës bërthamore Paksh në Hungari, në bashkëpunim me Rosatom-in. Marrëveshja mes tyre është arritur në vitin 2014, gjatë vizitës së Orbanit në Rusi.
Bashkimi Evropian ka dhënë dritën jeshile për zgjerimin e Pakshit në mars të vitit 2017.
Sipas një shkrimi në gazetën The Economist, të muajit gusht, Rusia e ka imponuar veten si lider në ndërtimin dhe eksportin e centraleve bërthamore, duke njohur potencialin e vet për të hyrë në tregjet që Perëndimi “i ka lënë pas dore”. Këto janë, para së gjithash, vende që nuk janë në aleancë as me Federatën Ruse, as me Shtetet e Bashkuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker