Bashkësia e komunave serbe nuk është çështje politike, por jetësore, ndërsa serbët kurrë nuk do të heqin dorë nga kjo.
Kështu u tha sot në veri të Mitrovicës, gjatë tubimit të organizuar nga Lista Serbe kundër, siç u tha, mos formimit të Asociacionit të komunave serbe.
Kryetari i veriut të Mitrovicës, njëherësh kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se serbët e Kosovës janë duke pritur qe 2 mijë ditë për realizimin e formimit të Bashkësisë së komunave, për të cilën gjë Prishtina ka premtuar dhe është zotuar.
Sipas tij, serbët nuk do të heqin dorë kurrë nga formimi i Bashkësisë së komunave serbe, derisa shqiptarët, me ndihmën e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, nuk janë të interesuar ta formojnë atë.
Ai ka porositur Brukselin dhe Prishtinën që të bëjnë si të duan, por deri kur, kjo mbetet të shihet.
“Sot jemi tubuar këtu për të shënuar një jubile të pa famshëm të Unionit Evropian, që t’i përkujtojmë se qe 2 mijë ditë jemi duke pritur në realizimin e asaj që Prishtina është zotuar, ndërsa ata të Brukselit na garantuan. Sot vëllezër e motra kemi ardhur në këtë tubim për të thënë se nuk kemi harruar dhe nuk do të lejojmë që harresa të fsheh marrëveshjen rreth formimit të Bashkësisë së komunave serbe.
2 mijë ditë dhe 2 mijë gënjeshtra. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nga Prishtina arrin porosi se nuk do të respektohet marrëveshja, derisa ne nuk heqim dorë nga kjo marrëveshje, ndërsa fatkeqësisht nga Evropa nuk dëgjohet asgjë… Vëllezër dhe motra, do të jem shumë i sinqertw me ju. Ne nga formimi i Bashkësisë së komunave serbe nuk do të heqim dorë kurrë, por kur të llogaritet e gjitha, më shumë se e qartë se në këto rrethana shqiptarët nuk do ta formojnë dhe për këtë fatkeqësisht kanà « mbështetjen e një pjese të Bashkësisë Ndërkombëtare… Nga ky vend dërgojmë porosi Brukselit dhe Prishtinës. Mundeni si të doni, por deri kur, këtë do ta shohim”, ka thënë Rakiq.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, kërkoi nga politikanët shqiptarë më shumë guxim politik, duke thënë që ta përmbushin premtimin rreth formimit të Bashkësisë së komunave serbe.
“Ne nga këtu porosisim qartë…Jini sado pak të guximshëm politikisht dhe zotimin e marr zbatojeni në vepër. Sepse kjo është diçka për të cilën po flasim jo vetëm sot dhe jo vetëm këtu, por në çdo rast kur kemi mundësinë për një gjë të tillë gjatë bisedimeve me të gjithë ata të cilët kanë marr një obligim të tillë… Bashkësia e komunave serbe për ne nuk është çështje politike, por jetësore”, theksoi Jevtiq.
Ndërkaq, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Igor Simiq, ka bërë të ditur se nëse dikush në Prishtinë mendon që përmes integrimit të asimiloj popullin serb, këtë nuk do ta arrij kurrë.
“Integrimi vërtetë është fjalë e bukur, por ajo që dikush në Prishtinë mendon se me integrim të realizojë asimilimin e popullit serb, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur as në kohën e bombave dhe plumbave dhe s’do të jetë e mundur as sot”, u shpreh deputeti Simiq.
/
Tubimi ka zgjatur rreth 20 minuta dhe është vëzhguar nga forca të shtuara të policisë e KFOR-it, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite