Serbëve iu kanë mbetur edhe katër orë kohë që të largojnë plotësisht barrikadat që kishin vendosur para dy javësh në rrugët që shpijnë në vendkalimet me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Serbët lokalë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Ku marrëveshja parasheh që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët, e që në vendkalimet kufitare të vendosen ushtarët e KFOR-it, po ashtu nga marrëveshje është paraparë që të largohet edhe Njësia Speciale.
Me gjithë zhvillimet që kanë ndodhur për gjatë kësaj kohe, sot situata raportohet të jetë e qetë në Jarinjë dhe Bërnjak. Qysh në orët e hershme të mëngjesit, ushtarët e KFOR-it kanë filluar të vendosen e të bëjnë patrullime në vendkalimet kufitare, gjithashtu në vendkalimet kufitare janë ende Njësia Speciale e Kosovës. Këta të fundit, janë deklaruar se largohen nga vendkalimet kufitare vetëm atëherë kur serbët të lirojnë plotësisht rrugët.
Deri tani, serbët kanë liruar një korsi të rrugës, duke vendosur të gjithë kamionët në njërën anë. Madje, disa prej tyre edhe janë nisur drejt Serbisë.
Për situatën në veri është deklaruar edhe KFORI.
Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO njofton se ka filluar të ndërmarrë hapa në mbështetje të zbatimit të marrëveshjes së fundit mbi shtensionimin e situatës në veri të Kosovës dhe rrugën për të ecur para, të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE.
Në komunikatën për media thuhet se në përgjigje të zhvillimeve në Kosovën veriore ditët e fundit, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO tashmë kishte shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokadat e rrugëve dhe kishte vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Nga kjo fundjavë dhe për dy javët e ardhshme, KFOR-i do të ketë një prani të përkohshme, të fuqishme, dhe të shkathët në atë zonë, në përputhje me marrëveshjen e lartpërmendur, dhe në përputhje me mandatin e tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga KFOR-i.
Pikat kryesore të marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë:
-Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.
– Më datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.
– Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës