LAJMI I FUNDIT:

Serbët ëndërrojnë se Franca do të tërheqë njohjen e Kosovës, mbështeten në fjalët e historianit francez që “ua bëri qejfin disa herë” (Foto)

Serbët ëndërrojnë se Franca do të tërheqë njohjen e Kosovës, mbështeten në fjalët e historianit francez që “ua bëri qejfin disa herë” (Foto)

“Trembëdhjetë vende kanë ndryshuar vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kështu që pse jo edhe Franca”.

Kështu, së paku sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, mendon Alexis Troude, historian dhe një nga nismëtarët e peticionit në Francë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo, sipas tij, do të ishte shumë gjë e mirë për të zgjidhur situatën e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Po sipas mediave serbe, bëhet fjalë për një nga njerëzit që kanë inicuar një peticion në Francë për tërheqjen e njohjes së Kosovës, i cili pritet të dërgohet edhe në Asamblenë Kombëtare.

Teksti i peticionit supozohet se u nënshkrua për më shumë se një ditë nga më shumë se 1,500 njerëz dhe qëllimi është që të ketë 100,000 nënshkrime të mbledhura deri në fillim të korrikut.

Por kush është ky historian, iniciativës të së cilit mediat serbe i kanë bërë kaq bujë?

Sipas disa pamjeve të publikuara në internet ai shihet, ndër tjerash edhe bashkë me disa protestues serbë, si dhe një foto në të cilën ai shihet bashkë me shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjithashtu, në një video të mediumit të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, Troude bën analiza rreth rolit të Serbisë, ndërmjet “Bashkimit Evropian dhe Rusisë”.

Por, Troude është edhe autor i një libri në të cilin, sipas përshkrimit të librit, ai e konsideron Serbinë më shumë si një viktimë në luftërat që shpërthyen Jugosllavinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori