Një protestë paqësore njëorëshe do të mbahet nesër në komunat serbe Mitrovicë e Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë për shkak të futjes së taksës për mallrat serbe, transmetojnë mediat serbe.
Vendimi është marrë pas takimit që serbët nga Kosova patën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë pas vendimit të Prishtinës zyrtare për ngritjen e taksës doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 në 100 për qind.
Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, tha se Serbia do të punojë 24 orë me serbët në Kosovë për të zgjidhur çështjen.
Ai ka bërë të ditur se me serbët e Kosovës u dakorduan që ‘aksioni i parë, paqësor, njëorësh të organizohet nesër në Kosovë”.
Në një deklaratë për shtypin pas takimit, Gjuriq tha se Prishtina ka kryer një ‘masakër’ ekonomike kundër serbëve në Kosovë me qëllim ‘të dëbimit’ të tyre.
Ai tha se kjo po ndodh për të paktën tre arsye dhe se ka tre qëllime dhe e para është që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Qëllimi i dytë, sipas Gjuriq, është ‘të hidhet poshtë ekzistenca e popullit serb në Kosovë”. Ndërsa, qëllimi i tretë, sipas tij, është që serbët në Kosovë të fajësohen për diçka që nuk kanë faj.
“Për këtë arsye, kërkesa jonë ndaj serbëve në Kosovë ishte që rezistenca jonë të jetë Gandiane, paqësore dhe jo e dhunshme”, tha Gjuriq, duke shtuar se serbët e Kosovës kanë mbështetjen e plotë të Serbisë në këtë drejtim.
Serbët kanë paralajmëruar edhe mundësinë e bllokimit të rrugëve dhe se protesta në Mitrovicën e Veriut do të mbahet në Qendrën e Shëndetësisë dhe Qendrën e studentëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë