Të hënën, rreth orës 22, në Leposaviq, persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit të Qendrës për punë sociale, në të cilin objekt gjendet Zyra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, si dhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila është nja nga 5 subjektet politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 11 qershor.
Lajmin për sulmin në Leposaviq e ka konfirmuar Nenad Bojiq, shef i operativës i policisë rajonale të Mitrovicës së veriut, i cili ka theksuar se sulmi me armë zjarri mbi Qendrës për punë sociale në Leposaviq, megjithatë ka kaluar pa viktima.
“Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar, por në objekt janë shkaktuar dëme materiale. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar vendin e ngjarjes, dhe ky hetim po vazhdon edhe sot, për shkak se mbrëmë, për shkak të kushteve dhe errësirës, nuk është arritur të përfundojë hetimi. Ekipet hetuese janë ende në terren dhe hetimet për këtë rast janë në zhvillim e sipër”, tha Bojiq.
Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, zyrat e së cilës janë në objektin që ishte shënjestër e sulmit të së hënës me armë zjarri, thotë se të shtënat kanë qenë rafal nga disa armë dhe në kohën e sulmit në zyra kanë qenë vetëm 3 persona.
“Vetëm 20 minuta para sulmit, që ndodhi në orën 22, subjektin politik e kanë lëshuar aktivistët partiak që po përgatiteshin për zgjedhjet parlamentare. Vet fakti që dikush guxon që në qendër të Leposaviqit të shtijë me armë në hapësirën ku ka njerëz, flet që një çmenduri serioze i ka kapur njerëzit e caktuar këtu, në veri të Kosovës”, thotë Jabllanoviq.
Ai i bëri thirrje sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të rendit që t’i gjejnë autorët e sulmit, t’i vë para përgjegjësisë dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit.
Jabllanoviq thekson se ditëve të fundit, kandidatët e subjektit politik që ai drejton, por edhe subjekteve tjera politike serbe, të cilat nuk i janë bashkuar Listës Serbe në garën zgjedhore, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kanë qenë cak i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme, gjë që ka rezultuar edhe me tërheqjen e disa kandidatëve për deputetë nga listat e këtyre subjekteve.
Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët komunitetit serb, thotë se sulmi ndaj objektit në Leposaviq ku janë edhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, nuk paraqet befasi.
Sipas tij, Beogradi zyrtar është pozicionuar qartë për ta përkrahur Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe u ka dërguar porosi të qarta serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për këtë listë.
“Presioni është shumë i madh dhe kjo vetvetiu flet që mjaft njerëzve që janë të prirë për gjëra të tilla, u jep duar të lira që të mund të përballen me ata që kanë mendim tjetër politik, në çfarëdo mënyre dhe pa i zgjedhur mjetet, vetëm që të arrihet qëllimi. Qëllimi i Beogradit është që Lista Serbe të jetë faktori i vetëm politik që do të mund t’i drejtojë jetët e serbëve në Kosovë dhe jashtë saj”, tha Nojkiq.
Por, a qëndron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë Beogradi prapa kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve ndaj subjekteve tjera politike serbe në Kosovë?
Nojkiq, pohon se dyshimet për këtë janë mjaft të bazuara, për faktin se Beogradi zyrtar ka mekanizma që të parandalojë sulmet e tilla.
“Nëse diçka e tillë nuk pengohet, atëherë dyshimi është i bazuar se Beogradi qëndron prapa gjithë kësaj”, tha Nojkiq.
Jabllanoviq thotë se nuk është i sigurt që Beogradi në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndron prapa sulmit në Leposaviq, por ai shpreh bindjen se Beogradi zyrtar qëndron në mënyrë jo të drejtpërdrejtë prapa gjithë ngjarjeve që po ndodhin në veri të Kosovës.
“Ajo që e di me siguri është që të gjitha kërcënimet, shantazhet që po bëhen në terren, po zbatohen me shpjegimin verbal se kjo është urdhëruar nga kreu i shtetit të Serbisë. A është ky rrëfim i thatë i atyre që kërcënojnë dhe shantazhojnë, unë këtë nuk e di. Por, ata nën këtë rrëfim po i bëjnë kërcënimet dhe shantazhet dhe kjo është e sigurt dhe e vërtetueshme”, thotë Jabllanoviq.
Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, autoritetet e Serbisë, përfshirë edhe presidentin e zgjedhur dhe kryeministrin në largim Aleksandar Vuçiq, u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për kandidatët e Listës Serbe, e cila drejtohet nga Slavko Simiq dhe që, siç kanë deklaruar ata, është e vetmja që i përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës dhe ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë./REL-Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova