LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Graçanicës e duan Vuçiqin

Serbët e Graçanicës e duan Vuçiqin

Qytetarë serbë nga rajoni i Prishtinës sot ia kishin mësyrë Graçanicës. Në këtë qytezë me shumicë serbe sot u hapën shtatë vendvotime për të votuar për presidentin e ri të Serbisë.

Vendvotimet u hapën në orën 7:00 të mëngjesit dhe deri në mesditë një numër bukur i madh iu drejtua kutive të votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Edhe pse jetojnë në Kosovë, serbëve iu lejua votimi për presidentin e shtetit që ata e konsiderojnë si shtet të tyre.


Në shkollën e quajtur “Kral Milutin” në Graçanicë është parë një numër i madh i zyrtarëve të OSBE-së të cilët po ndihmojnë këtë proces që po mbahet në një shtet tjetër.

Ata janë në të gjitha vendvotimet për të parë nga afër procesin e zgjedhjeve.

Në shtatë salla të kësaj shkolle, të drejtën për të votuar e kanë qytetarët e Prishtinës, Graçanicës, Novobërdës, Hajvalisë, Bërnicës së Poshtme dhe të Epërme, Badocit dhe fshatrave tjera të rajonit të Prishtinës.

Në garë për president të Serbisë janë 11 kandidatë dhe favorit për t’i fituar këto zgjedhje është kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq nga partia Përparimtare Serbe.

Kështu është edhe opinioni i atyre qytetarëve që ka intervistuar sot KosovaPress, ndonëse shumë nga ta nuk kanë dashur që të flasin para kamerës kur kanë kuptuar se bëhet fjalë për mediume shqip.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori