Borna Coric ka përgatitur befasinë më të madhe në turneut e hapur të Madridit.

Për vetëm një orë e gjysmë, ai ka triumfuar kundër tenistit më të mirë në botë Andy Murray.


tenis

Tenisti 20-vjeçar kroat ka triumfuar kundër britanikut me rezultat 2-0, në sete (6:3, 6:3), transmeton Telegrafi.

Pas kësaj fitoreje, Coric pret fituesin e duelit mes bullgarit Grigor Dimitrovit dhe austriakut Dominic Thiem.

Borna kurrë nuk ka luajtur kundër tenistit bullgar ndërsa ka triumfuar ndaj austriakut 23-vjeçar me rezultat 2-0, në sete (6:1, 7:5). /Telegrafi/

https://twitter.com/mundotenis31/status/862717254135316480

telegrafi sport app