LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Lëndina”, “Titanik”, “Dhuna në Qendër” dhe “Spiuni”

Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Lëndina”, “Titanik”, “Dhuna në Qendër” dhe “Spiuni”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Lëndina”, “Titanik”, “Dhuna në Qendër” dhe “Spiuni”.

Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan për ndërtim pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Titanik” deri tani në gjykatë janë prezantuar 1800 nga 5900 dëshmi materiale, të propozuara nga PSP-ja. Janë prezantuar, letërnjoftmme, deklarata të personave të autorizuar, fatura, vërtetime dhe dokumente tjera.


Në këtë lëndë e cila ka të bëjë me mashtrime zgjedhore, të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska dhe disa persona të tjerë.

Në rastin “Dhuna në Qendër” në të cilin të akuzuar janë 14 persona, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, në seancën e fundit fajin e pranuan i akuzuari i katërt dhe i pestë, Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski. Kjo lëndë ka të bëjë me protestat para Komunës Qendër, në të cilat është përdorur edhe dhunë.

Sot gjithashtu do të mbahet seancë edhe për rastin “Spiuni”. Në procedurën e parë në këtë rast u dënuan 19 persona. Dënimin më të lartë e mori i dyshuari i parë Marjan Efremov, ndërsa në mesin e të dënuarve për bashkëpunim me shërbimet sekrete të jashtme janë edhe ish-shefi i njësitit “Luanat”, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalim të larjes së parave Vane Cvetanov dhe ish-funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori