Të paktën tri kompani ajrore kryesore botërore kanë raportuar anulimin e dhjetëra fluturimeve pasi sëmundjet e lidhura kryesisht me variantin Omicron të COVID-19 kanë ndikuar në uljen e numrit të personelit të ekuipazhit të fluturimeve në prag të sezonit të ngarkuar të udhëtimeve për festat e fundvitit.
Lufthansa me bazë në Gjermani tha të premten se po anulonte dhjetëra fluturime të gjata transatlantike gjatë periudhës së festave të Krishtlindjes për shkak të një “rritjeje masive” të pushimeve mjekësore në mesin e pilotëve.
Anulimet e fluturimeve për në Hjuston, Boston dhe Uashington të SHBA-së, pasojnë pavarësisht rritjes së numrit të stafit për këtë periudhë.
Lufthansa tha në një deklaratë se me gjithë përgatitjet, operimi i fluturimeve ishte i pamundur për shkak të numrit të madh të punonjësve që u paraqitën të sëmurë.
Në SHBA, Delta Air Lines dhe United Airlines thanë se janë të obliguara të anulojnë dhjetëra fluturime në prag të Krishtlindjes për mungesë stafi si pasojë prekjes nga sëmundje të lidhura me variantin Omicron.
“Rritja mbarëkombëtare e rasteve me Omicron këtë javë ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në ekuipazhet tona të fluturimit dhe njerëzit që drejtojnë operacionet tona”, tha United Airlines në një deklaratë për media.
“Si rezultat, për fat të keq na është dashur të anulojmë disa fluturime dhe po i njoftojmë klientët e prekur para se të vijnë në aeroport”, shton njoftimi i United Airlines.
Kjo kompani tha se po anulonte mbi 100 fluturime dhe po punonte për të ricaktuar sa më shumë njerëz që të ishte e mundur.
Delta tha se anuloi rreth 90 fluturime të premten për shkak të mundësisë së motit të keq dhe si pasojë e ndikimit të Omicronit pasi kishte “shteruar të gjitha opsionet dhe burimet – duke përfshirë ndryshimin e rrugës dhe zëvendësimin e avionëve dhe ekuipazheve për të mbuluar fluturimet e planifikuara”.
Anulimet e fluturimeve po ndodhin për shkak të shtimit të rasteve të prekura nga koronavirusi, të nxitura kryesisht nga varianti i ri Omicron.
Vendet duke përfshirë Spanjën dhe Britaninë e Madhe kanë reduktuar kohëzgjatjen e karantinave të COVID-19 për të lehtësuar mungesën e personelit duke i lejuar njerëzit të kthehen në punë më shpejt pasi janë testuar pozitivë ose janë ekspozuar ndaj virusit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze