“Sëmundja misterioze” që preku Ronaldon, shkakton shqetësime te Portugalia para nisjes së Kampionatit Botëror

Gjendje alarmuese u krijuar në skuadrën e Portugalisë për shkak të “një sëmundje” që e detyroi të mungonte në ndeshjen e fundit të Manchester United para nisjes së Botërorit “Katar 2022”.
Cristiano Ronaldo nuk kishte qenë gjithashtu në ndeshjen e së enjtes kundër Aston Villas dhe situata e tij shkaktoi shqetësim në kombëtaren e tij dhe në stafin e trajnerëve të drejtuar nga Fernando Santos, vetëm një javë para fillimit të Kupës së Botës dhe 11 ditë para ndeshjes kundër Ganës.
Trajneri i United, Erik ten Hag kishte deklaruar në prag të ndeshjes kundër Aston Villa se pesë herë fituesit i Topit të Artë nuk ishte në formë për shkak të sëmundjes: “Nuk e di se kur do të jetë sërish gati, por nuk është i shqetësuar”. Kur u pyet nëse lojtari po kujdesej për veten për shkak të afrimit të Kupës së Botës, strategu holandez u përgjigj: “Asgjë nga kjo, ai është i sëmurë dhe kjo është arsyeja pse nuk luan”.
Mirëpo, 37-vjeçari nuk u shërua dhe faqja e Manchester Evening Neës njoftoi se ai nuk u thirr nga Erik ten Hag për ndeshjen e kësaj të diele kundër Fulham në Londër dhe për këtë arsye nuk ishte pjesë e listës së lojtarëve të ftuar. Nga ana e klubit ka pasur fshehtësi për situatën e futbollistit portugez i cili këtë sezon luajti 16 ndeshje dhe shënoi tri gola.
Duhet mbajtur mend se në atë kohë e ardhmja e futbollistit ishte në dyshim brenda klubit anglez dhe ai mungonte në parasezon sepse konsideronte se Djahtë e Kuq nuk kishte një skuadër konkurruese për të luftuar për titullin e Ligës Premier.
Cristiano nga ana e tij ka publikuar një fotografi me vajzën e tij në Instagram për ditëlindjen e saj, por nuk ka sqaruar situatën që e rrethon. Lojtari u shfaq me familjen e tij në prag të Kupës së Botës të tij të pestë radhazi. Performanca më e mirë me ekipin kombëtar ishte në Gjermani në vitin 2006, një garë në të cilën ata luajtën të shtatë ndeshjet dhe Portugalia përfundoi e katërta.
Ndërkohë që Manchester United mundi Fulhamin në një mënyrë të dhimbshme me një gol të realizuar nga talenti argjentinas Alejandro Garnacho.
Në Botëror, portugezët do të luajnë me Ganën më 24 nëntor, më pas do të përballen me Uruguain (28 nëntor) dhe do të mbyllin pjesëmarrjen në Grupin H me Korenë e Jugut (2 dhjetor). Cristiano Ronaldo do të jetë atje si emblema e ekipit të tij dhe figura kryesore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithçka baras pas 180 minutave, PSV dhe Juventusi kërkojnë fituesin në vazhdime

Mbappe nëpërkëmbë Man Cityn me het-trikun e tij për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve

PSG demolon Brestin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame