Sëmundja e murtajës në Shkodër, ngordhin 80 dele - do të asgjësohen 200 krerë

Përhapet më shumë sëmundja e murtajës në territorin e Bashkisë Shkodër.
80 krerë dele kanë ngordhur si shkak i kësaj sëmundje në familjen Qokthi në fshatin Trush.
Si rrjedhojë do të bëhet edhe asgjësimi i 200 krerëve të tjera për të mos përhapur sëmundjen bën të ditur fermeri Kujtim Qokthi.
Të paktën 55 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë familje, teksa i bëjnë apel shtetit për ndihmë, pasi mundi i 30 viteve punë po shkon dëm.
Sipas fermerit, dyshimet janë se kjo sëmundje ka ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia./Euronews Albania
Nga
Telegrafi
19/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































