Edhe në edicionin e 27-të të Seminarit ndërkombëtar të Gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare priten të organizohen referime të shumta shkencore të cilat do të startojnë nga data 18 dhe 19 gusht në Prishtinë. Ky Seminar do të sjellë në Prishtinë mysafirë të ndryshëm të cilët do të mbajnë tryeza shkencore si dhe do të mbahen edhe përvjetorë të rëndësishëm.
Kështu, do të përkujtohet 100 vjetori i Kongresit të Manastirit, 70 vjetori i vdekjes se Millosh Gjergj Nikollës – Migjenit dhe 100 vjetori i lindjes se filologut të njohur shqiptar, Eqrem Çabej. Nga referimet shkencore pritet që të kujtohet edhe 130 vjetori i Lidhjes se Prizrenit.
Drejtori i Seminarit, Imri Badallaj, ka thënë për “Express” se ka një numër të madh të interesuarish që do të marrin pjesë në Seminar të cilët do të paraqiten me kumtesat e tyre.
“Programi i këtij viti është mjaft i ngjeshur. Pas hapjes do të organizohen gjashtë ligjërata ku personalitete eminente nga Kosova dhe Shqipëria do t’i mbajnë në fusha të ndryshme – në fushën e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës në përgjithësi”, tha Badallaj.
“Kemi organizuar dy pasdite të referimeve, njëra i kushtohet 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe një pasdite tjetër do t’i kushtohen Lidhjes së Prizrenit”, ka thënë ai.
Pritet që në referimet për Kongresin e Manastirit të marrin pjesë edhe gjuhëtarë dhe letrarë, ndërsa në referimet për Lidhjen e Prizrenit do të prezantohen historianë nga vendi
Seminari ndërkombëtar, i Gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare organizohet nga Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ai përkrahet financiarisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEruditja Margherita Sarrocchi, gruaja që shkroi poemën epike për Skënderbeun
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Misteret e shtëpisë së familjes Begeja: Shtëpia e luleve që u shndërrua në vend torturash
KLAN
ZEMËR E FTOHTË
YLL VETMITAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze