LAJMI I FUNDIT:

Semaforët në Podujevë ende jashtë funksionit

Semaforët në Podujevë ende jashtë funksionit

Ishin temë diskutimi për një kohë të gjatë. Por, qysh prej se janë vendosur në qytetin e Podujevës, semaforët nuk janë funksional. E kjo po i zhgënjen tej mase qytetarët e këtij vendi.

U përfol shumë kur u vendosën semaforët në Podujevë.

Mirëpo këta semaforë në qytetin e Podujevës janë ende jashtë funksionit.


E qytetarët e kësaj komune janë shprehur të zhgënjyer me këtë fakt.

“Jemi gëzuar kur u vendosën por tash jemi zhgënjyer pasi ende nuk janë në funksion. Nuk e kuptoj pse po ndodh kjo”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shaip Hasani.

“Është zhgënjyese pasi është dashur më moti të rregullohen këto punë”, thotë qytetari tjetër Sejdi Bunjaku.

Por krejt ndryshe shprehet një qytetar tjetër.

“Nuk është diçka shumë zhgënjyese pasi nuk jemi mësuar me semafora. Besojmë se së shpejti do të aktivizohen”, thotë Faik Bunjaku.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit në Komunën e Podujevës, Hamdi Jaha, përmes një përgjigjeje elektronike ka bërë të ditur se kjo po ndodh për arsye se semaforët janë duke u testuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori