LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Komisioni ad-hoc, filialë e OBRM-PDUKM-së

Selmani: Komisioni ad-hoc, filialë e OBRM-PDUKM-së

Asnjë kandidat për anëtarë të komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, që është pjesë e Agjencisë për media, nuk është anëtarë në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëndrimi i SHGM-së vazhdon të mbetet i njejtë, pra të mos marrin pjesë në konsultimet e partive politike për formimin e këtij komisioni të Agjencisë për media, e as të marrin pjesë në zgjedhjen e një kryeredaktori për Radio-Televizionin e Maqedonisë (RTVM).

Naser Selmani, si kryetar i SHGM-së, thotë se nuk mund t’ia ndalojë ndonjë anëtari të SHGM-së që të paraqitet në këto konkurse, por duhet ta dijnë se duhet të rrespektohen vendimet e shoqatës, ndryshe rrezikojnë të përjashtohen, ndërkaq komisionin ad-hoc e konsideron si filialë të OBRM-PDUKM-së.


Edhe shoqatat tjera të gazetarëve, si Këshilli për etikë në media, Sindikata e gazetarëve dhe punëtorëve medial, Instituti Maqedonas për Media, kanë refuzuar që të marrin pjesë në konsultimet për komisionin ad-hoc dhe në zgjedhjen e kryeredaktorit të RTVM-së.

Taleska: AMM do të delegojë anëtarë në komisioni ad-hoc për media, vetëm kur të ketë konkurs shtetëror
Lexo po ashtu Taleska: AMM do të delegojë anëtarë në komisioni ad-hoc për media, vetëm kur të ketë konkurs shtetëror

Një refuzim në caktimin e anëtarëve të këtij komisioni e ka shprehur edhe Asociacioni Maqedonas i Mediave, duke deklaruar se këtë duhet ta bëjnë shoqatat e gazetarëve./Telegrafi/