Në cilësinë e ish-të burgosurit politik, Rasim Selmanaj, ka rrëfyer copëza përjetimi për veprimtarinë kombëtare dhe pasojat që i ka vuajtur më pastaj nga regjimi jugosllav.
Selmanaj, i cili u arrestua për herë të parë në vitin 1981, përshkroi në “Debat Plus”, trajtimin brutal të cilit iu nënshtrua, duke theksuar veçanërisht torturat sistematike të kryera nga shqiptarët e UDB-së famëkeqe.
Ishte pjesëtari i UDB-së, Mehmet Loci dhe një serb, të cilët sipas Selmanajt u morën ekskluzivisht me të.
“Aty [në Pejë], filloi marrja në pyetje të paktën tri ditë e tri net, kemi qëndru në ato dhoma të UDB-së. Na lidhën duart në radiator. Torturat ishin të njëpasnjëshme. Më së shumti që janë marrë me mua, që kanë bërë tortura ka qenë një serb dhe Mehmet Loci, por ka pasur ehe të tjerë me provokime. Por dy që kanë qenë ekskluzivisht me mua kanë qenë këta dy. Më kujtohet një natë, në ato dhoma të burgut, nuk maltretoheshin dy-tre, por ishin disa. Islam Mustafaj, Bajram Mehmetaj, Nasim Haradinaj e plot, dëgjoheshin britmat duke i torturu”, tha Selmanaj.
Pavarësisht torturave të Mehmet Locit, Selmanaj mbajti qëndrim të fortë dhe nuk pranoi fajësinë, derisa u përballua me prova që treguan se aktivitetet e tij ishin zbuluar.
“Mehmet Loci dhe një serb kanë marrë pjesë sistematikisht në tortura. Qasja e Mehmet Locit ishte shumë e keqe, insistonte me i pranu aktivitetet tona. Nuk i kam pranu, pavarësisht torturave deri në një moment kur më kanë marrë dhe dërgu në një dhomë, dhe më kanë thënë këqyri [makinat për shtypjen e afisheve]. Aty e kuptova që është zbulu gjithçka.
Më kujtohet, hyri njëherë Mehmet Loci, se ai ka mendu që unë 18-vjeçar dhe mund të më lajthis. Më tha a po më njeh, tha si s’po më njeh jam shok i Nazmis, tha unë kam qenë në familje të tuajën, kur e bishi zërin e Kosovës prej Jusuf Gërvallës me lexu. E dija unë që ishte udbash. Ai provoi të më lajthis duke thënë se ishte shok i vëllait”, tha ai.
Një nga momentet më të rënda që Selmanaj kujton ishte kur një armë u vendos në kokën e tij, teksa torturuesit që kërkonin ai të pranojë ose të përballej me vdekjen.
“Dhunë psikikë ka pasur në vazhdimësi, por ke pas raste kur revolen ta vendoste në kokë dhe thoshin a po pranon a të vras. Ishte presion i jashtëzakonshëm, por pa modesti kemi qenë të kalitur për këso situata, me u burgos edhe me vdek edhe në torturë por mos me pranu”, tha ai.
Selmanaj kujton se në datat 25 deri 27 prill të vitit 1981 nuk janë ndalur për asnjë moment torturat ndaj tij./TV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania