Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Driton Selmanaj ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti për qasje të gabuar në dialogun me Serbinë, duke thënë se ky proces në katër vjetët e fundit ka qenë më jo transparenti në historinë e tij.
Ai duke iu referuar marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë se njëjta është e dëmshme për vendin. Përkitazi me këtë ai shton se Qeveria Kurti i ka sjellë vendit një draft-statut të asociacionit, i cili është i papranueshme për Kosovën.
Selmanaj për KosovaPress shprehet pesimist edhe për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Procesi i dialogut në katër vjetët e fundit ka qenë më jo transparent në krejt historinë e vet të dialogut. Mosgatishmëri për të ardhur për të raportuar, mosgatishmëri për të raportuar në komisione parlamentare, madje mosgatishmëri edhe për të dhënë deklarata publike për një proces delikat dhe kompleks. Në fund, përfunduam me dy marrëveshje, një në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, që të dyja janë ndër marrëveshjet më të dëmshme që Kosova ka pranuar në historinë vet në negociata… Përfshirë edhe një draft-statut, i cili është krejtësisht i papranueshëm për Kosovën dolën si rezultat i këtyre negociatave të dëmshme që ka bërë kryeministri me asistentin e tij që është zëvendëskryeministër i vendit”, tha Selmanaj.
Sipas tij, Kosova, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti ka hyrë në labirinte me shumë të panjohura.
“Kosova ka hyrë në labirinte me shumë të panjohura. Pesë ditë po të ishin nën sanksione do të duhet të ishim e gjithë shoqëria në shqetësim serioz, të mos themi të dalim të protestojmë në rrugë. Këta fatkeqësisht nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Me këtë qeveri nuk jam optimist se do të bëhet diçka mirë”, deklaron ai.
Selmanaj shprehet optimist se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“LDK-ja është shumë e përgatitur më shumë se kurrë. E gatshme me program, me ide, ekip dhe çka do. Ne jemi të gatshëm të hyjmë këtij procesi zgjedhor dhe të marrim barrën e udhëheqjes së shtetit. LDK-ja mendon se Kosovës i duhet një trajektore tjetër, pasi ekonomia duhet të merr hov mbi 5 miliardë euro kemi menduar investime kapitale në shumë projekte madhore. Ne jemi parti e djathtë dhe orientimi jonë është zhvillimor. Pa ekonomi të qëndrueshëm s’ka shtet të qëndrueshëm s’ka ecje tutje. Ne do të merremi edhe me tema të tjera si dialogu, por gjithmonë duke pasur prioritet interesin tonë kombëtar… Ne jemi në garë dhe hyjmë për t’i fituar zgjedhjet. S’kemi asnjë matematikë tjetër”, tha Selmanaj.
Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazë kritike pasi palët nuk kanë treguar vullnet për vazhdimin serioz të tij. Procesi është në bllokadë qe nga shtatori 2023 kur ndodhi edhe sulmi terrorist në Banjska.
Pas zgjedhjeve në BE kishte përpjekje për të ringjallur procesin e dialogut, por takimi i thirrur në Bruksel nuk rezultoi në nivel trepalësh.
Ndërsa masat ndëshkuese mbeten në fuqi qe nga vendosja e tyre në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri. BE pati deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për uljen e tensioneve, teksa Prishtina zyrtare vazhdimisht ka kërkuar heqjen e tyre pasi i konsideron të padrejta./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Raporti i ‘Freedom House’: Situata e pandryshuar nga një vit më parë për Kosovën dhe Shqipërinë

BDI nënshkruan një deklaratë në përputhje me Strategjinë e SHBA-së kundër korrupsionit

“Bufin do e prezantojmë me noc rrokun”- Rama thumbon Berishën dhe SPAK-un

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe