LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: AAK nuk tërhiqet për taksën, qoftë edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje (Video)

Selmanaj: AAK nuk tërhiqet për taksën, qoftë edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje (Video)

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse kërkohet largimi i taksës ndaj mallrave serbe.

Selmanaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe pse Kosovës nuk i duhen zgjedhjet në këtë fazë, AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse vihet në pyetje qëndrimi i taksës.

“Ne nuk e shohim interesin në aspektin partiak dhe elektoral. Ne vendimin për mos heqjen e taksës e kemi në raport me dialogun me Serbinë. Mendoj se opozita po luan më shumë me taksën si kartë elektorale, jo Kryeministri”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputeti i AAK-së ka thënë se deri tash PDK-ja ka qenë korrekt në raport me partnerët e koalicionit.

“Edhe vendimi për taksën ka qenë vendim i përbashkët i partnerëve të koalicionit. Mbetet të shihet si do të veprojnë partnerët e koalicionit… Por mund të them se AAK, çoftë edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje, taksën nuk e hekë sepse është vendim i drejt dhe i ndihmon Kosovës në bisedime”, tha ndër të tjera Rasim Selmanaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori