Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të AAPSK-së, Kushtrim Cukaj dhe zëvendëssekretarin, Ardian Bajraktari, kanë vizituar Depon Qendrore për Mallrat e Konfiskuara.
Gjatë kësaj vizite, Selimi tha është njoftuar për së afërmi me kapacitetet e kësaj depoje e cila ka për qëllim administrimin më efikas të pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara.
“Sot vizituam depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, për të parë nga afër gjendjen aktuale dhe kapacitetet e saj. Vetëm në vitin 2020 vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara ka arritur rreth një milion e gjashtëqind mijë euro”, tha Selimi.
Sipas tij, konfiskimi i pasurisë së paligjshme mbetet prioritet dhe mekanizëm kryesor për luftim të suksesshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin. Shteti nuk do të ndalet së sekuestruari dhe konfiskuari çdo pasuri që fitohet në mënyrë të paligjshme”, tha Selimi.
Ai tha se duhet rregulluar infrastruktura e nevojshme në depon e AAPSK-së, në mënyrë që të rritet kapaciteti i konfiskimit.
“Ministria e Drejtësisë, do të bëjë çdo gjë që është e mundur që t’i shtojë kapacitet për të rregulluar infrastrukturën e nevojshme sa i përket kësaj depo, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar të jenë të gatshëm që kur të rritet kapaciteti i konfiskimit si rezultat i ndryshimeve ligjore, t’i administrojnë pasuritë e konfiskuara edhe të sekuestruar në pajtim me legjislacionin në fuqi”, shtoi Selimi.
Ndryshe, nga periudha kohore qershor – dhjetor 2020, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ka ekzekutuar gjithsej 92 vendime të dërguara nga gjykatat për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova