LAJMI I FUNDIT:

Selimi takohet me Arifin, flasin për mundësinë e kthimit të degës së Gjykatës në Preshevë

Selimi takohet me Arifin, flasin për mundësinë e kthimit të degës së Gjykatës në Preshevë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin.

Selimi ka thënë se të drejtat e shqiptarëve të Preshevës po shkelen çdo ditë nga shteti i Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Të drejtat e shqiptarëve të Preshevës çdo ditë po shkelen nga shteti i Serbisë dhe kjo po ndikon në jetën dhe zhvillimin shoqëror të shqiptarëve atje. Në takim me Shqiprim Arifin, kryetarin e Komunës së Preshevës, sot diskutuam për mundësinë e kthimit të degës së Gjykatës në Preshevë, duke parë kështu edhe mundësitë për t’iu ndihmuar financiarisht në ngritjen e këtij institucioni për ndarjen e drejtësisë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.


Ministri më tej është zotuar që do të punojë në shqetësimin e shqiptarëve.

“Si ministër i Drejtësisë zotohem që Republika e Kosovës do të punojë në shqetësimin e shqiptarëve në ato anë, por edhe në ofrimin e përkrahjes në nivel ndërkombëtar”, vijon shkrimi i tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori