LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kosova e përkushtuar për ngritjen e standardeve në institucionet korrektuese

Selimi: Kosova e përkushtuar për ngritjen e standardeve në institucionet korrektuese

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim delegacionin e Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues apo Ndëshkimit (CPT), prirë nga kryetari Mykola Gnatovsky.

Fillimisht, ministri Selimi u njoftua për observimet dhe të gjeturat kryesore të CPT-së gjatë vizitës së tyre në institucionet korrektuese të Kosovës.

Selimi, duke i falënderuar për vizitën dhe bashkëpunimin konstruktiv përgjatë këtyre viteve, ka potencuar se të gjitha vëzhgimet objektive do të adresohen dhe do të përfshihen në strategjinë për Shërbimin Korrektues të Kosovës.


“Kosova është e angazhuar në vazhdimësi dhe ka dëshmuar përkushtim të qëndrueshëm për të parandaluar praktikat negative në të gjitha rrethanat në institucionet korrektuese, ka të përfshira të gjitha standardet në legjislacionin e saj, konform atyre ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për të siguruar kushte dhe trajtim njerëzor për personat që bien ndesh me ligjin”, tha Selimi.

Kryetari i Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues apo Ndëshkimit (CPT), Gnatovsky, vlerësoi se që nga vizita e fundit e CPT-së në vitin 2015 në Kosovë, ka pasur zhvillime pozitive, si dhe është bërë shumë progres substancial në ngritjen e standardeve, përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në burgje dhe kushteve të të burgosurve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori