Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se veprimet e Dhomave të Specializuara kanë dalë nga veprimi juridik dhe sipas tij, kanë prodhuar fatkeqësisht efekte politike.
“Së pari, ne duhet të besojmë në drejtësi, sepse ajo është në anën tonë. Por një gjë duhet ditur, lëshimi i deklaratave nga ana e Prokurorisë ka qenë dhe mbetet veprim puro politik. Ajo deklaratë nuk është praktikë e drejtësisë sepse elementet që i ka pasur ajo deklaratë kanë qenë politike. Mandej edhe përdorimi i forcës ka qenë joproporcional. Policia e Eulex-it ka përdorur forcë joproporcionale dhe nuk janë pritur aspak mirë nga shoqëria sepse ne jo shumë vonë kemi kaluar nga një situatë e tillë, që për neve ngreh paralele nga e kaluara e afërt. Ai përdorim i forcës ka qenë eksesiv. Andaj kjo mua personalisht më bënë të mendoj që Dhomat e Specializuara kanë veprime politike dhe kanë anime”, tha Selimi.
Këto komente ministri në detyrë i bëri gjatë një takimi virtual të organizuar nga Kosovo 2.0, me ç ‘rast ka folur për bazën ligjore që rregullon mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë.
“Në zbatim të Ligjit nr. 05/L-054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka miratuar aktet nënligjore”, tha Selimi.
Selimi përmendi Udhëzimin Administrativ për Mbështetjen e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara; Udhëzimin Administrativ për Mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, i cili më pastaj është ndryshuar dhe plotësuar, si dhe Udhëzimin Administrativ për Kompensimin e personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, të shpallur të pafajshëm.
Ministri në detyrë, tregoi po ashtu se me dispozita është përcaktuar edhe mbështetja e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
“Në këtë drejtim, Njësia përkatëse në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe Komisioni do t’i shqyrtojnë kërkesat për mbështetjen e nevojshme financiare si ato të personave të akuzuar po ashtu edhe kërkesat e anëtarëve të ngushtë të familjes së personave të akuzuar për mbulimin e shpenzimeve të ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës, dhe do të ofroj mbështetjen e nevojshme financiare në këtë drejtim në pajtim me legjislacionin në fuqi”, theksoi Selimi.
Selimi teksa tha se vlerat e shtetit të Kosovës kanë dal nga lufta e UÇK-së, ai potencoi se Kosova duhet të bëjë më shumë në aspektin e memories kolektive.
“Vlerat tona si shtet kanë dal nga Lufta e UÇK-së . Pjesa e drejtësisë nuk i takon ekzekutivit dhe nuk duhet t’i takoj asnjëherë, por kjo i’u takon organeve të drejtësisë. Ne çalojmë në disa pjesë, mund të them se në reparacion qëndrojmë mirë, memoria kolektive duhet përmirësuar. Nuk kemi shumë hapësirë për eufori, sepse prapë kemi të bëjmë me shtetin të cilin kemi pasur luftë dhe i cili na ka sjellë shumë pengesa”, tha Selimi.
Në këtë takim morën pjesë edhe Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Donika Emini udhëheqëse e Platformës CiviKos./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës