LAJMI I FUNDIT:

Selami: Informacionet për përqindjet në baza etnike nga regjistrimi, janë dashakeqe

Selami: Informacionet për përqindjet në baza etnike nga regjistrimi, janë dashakeqe

Informacionet se sa përqind të popullsisë e përbëjnë shqiptarët, bullgarët dhe etnitetet tjera, janë manipulim mediatik dhe kanë qëllime dashakeqe, vlerëson zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami.

Thotë se duhet t’u besohet vetëm informacioneve që si burim kanë EShS-në dhe gjithçka tjetër jashtë saj, është manipulim mediatik dhe politik në prag të fushatën zgjedhore.

“Gjithçka çfarë del si lajm gjatë kësaj periudhe derisa zbatohet procesi i regjistrimit dhe që nuk ka për burim Entin Shtetëror të Statistikave lirisht mund ta llogaritni manipulim mediatik, si manipulim për qëllim ditor, si manipulim për qëllime politike aq më tepër që jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe nënkuptohet pse bëhet kjo”, tha Selami në ngjarjen në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”.


Ançev: Deri më tani në Maqedoni 72 qytetarë janë deklaruar si bullgarë
Lexo po ashtu Ançev: Deri më tani në Maqedoni 72 qytetarë janë deklaruar si bullgarë

Shtoi se të dhënat nga regjistrimi do të përpunohen brenda gjashtë muajve nga përfundimi i procesit.

“Ne i mbledhim të dhënat, i grumbullojmë të dhënat dhe ato do të jepen si rezultat pasi të mbarojë regjistrimi. Regjistrimi mbaron më 30 shtator dhe pas kësaj kemi periudhë prej 6 muajsh që t’i përpunojmë të dhënat dhe t’i shpallim të dhëna. Gjithçka jashtë kësaj llogariteni si qëllim dashakeq”, tha Selami.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori