LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen rreth 250 pako Argeta në Kamenicë – një person i kishte kontrabanduar nga Serbia

Sekuestrohen rreth 250 pako Argeta në Kamenicë – një person i kishte kontrabanduar nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Policia bën të ditur se një person kishte futur në territorin e Kosovës rreth 250 pako me pashtetë të llojit Argeta.

“Më 12.02.2024 në hyrje të fshatit Novosellë-Kamenicë, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia”, bëhet e ditur në njoftim.


Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori