Në rajonin e Pollogut shteti vazhdon që të mos përfill kërkesat reale të sektorit të biznesit dhe të Odës Ekonomike të Maqedonisë Perëndimore. Dy nga më shumë projektet jetike që kërkohen edhe nga ana e popullatës – siç është hapja e rrugës Tetovë-Prizren dhe terminali në Jazhincë, ende nuk janë në agjendën e Qeverisë.
Sektori i biznesit vazhdon të kërkojë me ngulm hapjen e terminalit në Jazhincë. Kjo kërkesë është aktualizuar kohëve të fundit, kur pika kufitare në Jazhincë u rikthye në vendkalimin kryesor për automjetet e rënda të cilët nuk kanë transportuar materie të rrezikshme, shkruan gazeta KOHA. Sipas Xhemali Dautit, ish kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, pronar i kompanisë Dauti Komerc, disa herë hapja e terminalit doganor në Jazhincë ka qenë temë e bisedimeve.
“Me të gjithë kryetarët e komunave që gravitojnë në Pollog bashkë me Odën nënshkruan një kërkesë tjetër që qeveria të fillojë të bëjë hapjen e këtij terminali doganor, nga ana e Kosovës kemi pasur kontakte të llojllojshme dhe ato kanë pasur gatishmëri kanë objekt dhe të bëhet edhe kufi i integruar, që domethënë pjesa teknike nuk ka problem”, deklaroi për KOHA, Dauti. Ai më tej sqaroi se disa herë është shtruar si temë para autoriteteve qeveritarë por konkretisht nuk ka asgjë. Këtë kërkesë ia ka adresuar edhe zëvendëskryeministrit Angjushev.
“Problemi është tek vullneti i pushtetit në Maqedoni që ti hyjnë rrugës bile së paku nëse nuk mund të bëhet terminal doganor – të mundësohet lëvizja e mallrave përmes kufirit të Jazhincës edhe në raste urgjente, por edhe në funksionimin normal të këtyre kompanive. Në takimin me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, zotëri Angjushev këtu në UEJL para tre jave, premtoi dhe besojmë se së shpejti do të fillohet që të funksionojë edhe ai terminal”, tha ai.
Me lëshimin në përdorim të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, tashmë është normalizuar edhe gjendja në vendkalimin kufitar në Jazhincë. Por në rajonin e Pollogut shteti vazhdon që të mos përfill kërkesat reale të sektorit të biznesit dhe të Odës Ekonomike të Maqedonisë Perëndimore. Dy nga më shumë projektet jetike që kërkohen edhe nga ana e popullatës – siç është hapja e rrugës Tetovë-Prizren dhe terminali në Jazhincë, ende nuk janë në agjendën e qeverisë.
Kohë më parë, një ish-kryetar tjetër i kësaj Ode ekonomike, Menderes Kuçi për gazetën Koha theksoi se hapja e terminalit do të ishte në interes të tregtarëve.
“Përderisa një biznesi nga Tetova i duhen 20 minuta për të arritur në Jazhincë, ai duhet të bëjë 100 kilometra tjera dhe të pret radhë në Bllacë. Mund të thuhet se sa është i stimuluar ai, kurse zhargoni i politikanëve është të eksportojmë, e kështu me radhë, por aty fshihet diçka tjetër. Kush të eksportojë, kompanitë e vet qeveritarëve, apo të atyre kompanive që e kanë arritur kapitalin në bazë të mundit të vet. Ne kemi sensibilizuar edhe faktorin politik që ti jepet përparësi hapjes së terminalit në Jazhincë, hapjen e rrugëve, ndryshimit të barrierave doganore, sidomos me tarifat që nuk janë të harmonizuara me këto dy shtete”, tha Kuçi.
Vlerësimet e njohësve të këtyre rrethanave janë se e për ndryshim të kësaj situate nevojitet që faktori politik në vend, sidomos ai shqiptarë – të jetë më këmbëngulës në kërkesat dhe të jetë pjesë e vendimmarrjes për sa i përket aspektit ekonomik me qëllim që rajoni veriperëndimor të mos anashkalohet gjatë projekteve kapitale që janë në interes edhe të bizneseve, por edhe të popullatës./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë