Pyetja se si të jetoni më gjatë ka ekzistuar qysh prej se ekziston edhe vet njerëzimi
Fatmirësisht ju mund t’i ulni rreziqet e vdekjes së parakohshme, si dhe të jetoni më gjatë, vetëm duke ia shtuar një pije të thjeshtë dietës tuaj.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, konsumimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar, bashkë me lënien e duhanit, ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.
Edhe ushtrimet fizike janë të rëndësishme, pasi që përmes tyre ju e mirëmbani një peshë të shëndetshme trupore, e cila është kruciale për të jetuar më gjatë.
Ndër tjerash, tani ekspertët shëndetësorë tregojnë se edhe konsumimi i çajit të gjelbër ndihmon në parandalimin e vdekjes së parakohshme, transmeton Telegrafi.
Një çaj i gjelbër në ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë duke i parandaluar një numër të madh të sëmundjeve vdekjeprurëse, duke përfshirë ato të zemrës, kancerin, si dhe sëmundjet respiratore.
Shkencëtarët japonezë tregojnë se konsumimi i një çaji të gjelbër në ditë ndihmon në reduktimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme për 10 për qind.
Në mesin e këshillave që shkencëtarët i kanë dhënë për të jetuar më gjatë, përfshihen edhe seksi i rregullt, largimi i stresit, etj. /Telegrafi/