LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i errët i Gjermanisë së pasluftës, i quanin “fëmijët e dërguar” – ishin 12 milionë që përjetuan ferrin

Sekreti i errët i Gjermanisë së pasluftës, i quanin “fëmijët e dërguar” – ishin 12 milionë që përjetuan ferrin

Pas Luftë së Dytë Botërore, shumë fëmijë në Gjermani ishin dërguar në qendra të veçanta për mjekim me qëllim që të shtojnë në peshë.

Por, atje i priste ferri. Tani edhe liderët politikë kanë filluar të merren me këtë kapitull të historisë së këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Erërat e forta, urinimi gjatë natës dhe britmat nëpër dhomat e gjumit të fëmijë, janë tingujt që Dirk P, kurrë nuk do t’i harrojë.


Në fund të viteve të 60-ta, kur Dirk ishte vetëm 6-vjeçar, ishte dërguar në qendrën për shërim në jug të Gjermanisë me qëllim që ai të mund të trashet paksa.

Dirk ishte tepër i hollë për t’u regjistruar dhe ndjekur mësimet në shkollën fillore – kështu u dërgua për shërim kur për gjashtë javë e kanë detyruar me forcë që të ha ushqime të ndryshme.

Ferri në vend të rehabilitimit

Dirk P. Është një prej, që sipas vlerësimit, 12 milionë të ashtuquajturve “fëmijët e dërguar” që i quanin asokohe në kuadër të programit të ushqyerit dhe “rimëkëmbjes shëndetësore” pas Luftës së Dytë Botërore e deri në viteve e 80-ta dërgoheshin në këto qendra – kryesisht në pjesët e Gjermanisë që ishin “kursyer” nga luftimet apo industrializimi siç është Schwacvald, Harc në lindje të Gjermanisë apo brigjet e Detit Verior.

Shumë vajza dhe djem të moshave 2 deri në 14-vjeç, në vend të rehabilitimit në këto qendra mjekimi i ka pritur ferri: goditjet, izolimi, u është ndaluar shkuarja në tualet, ua shuanin ëndrrat dhe të ushqyerit bëhej dhunshëm…

Një ueb-faqe në detaje përshkruan tmerret nëpër të cilat kanë kaluar fëmijët: madje përmendet si janë detyruar me forcë të hanë atë që e kishin vjellë.

Kontakti me prindërit shpesh ka qenë i ndaluar, letrat janë censuruar – e ekspertët një masë të tillë shpesh e quajnë “pedagogji e zezë”.

Fëmijët e lumtur, që prindërit e mirë me qëllime të mira dhe rekomandime të mjekëve – i kishin dërguar në këto qendra mjekimi, nëpër shtëpitë e tyre janë kthyer të frikësuar dhe të pushtuar nga depresioni.

Shumë nga këta “fëmijë të dërguar” sot janë të pensionuar – por ende përjetojnë traumat nga fëmijëria.

“Na kanë dërguar për të qenë më të shëndetshëm dhe për të fituar kilogramë. Shumë prej nesh kemi kaluar katër fish më keq në torturat që na ishin bërë të zakonshme”, ka thënë Maria Dikmeis, kryetare e shoqatës së fëmijëve të dërguar.

Prano vuajtjen

Nga 7 qershor në Vestfali, po mbahen seanca të ekspertëve ku po diskutojnë për këtë çështje. Qëllimi është t’i kushtohet vëmendje edhe një kapitulli të errët të historisë në Gjermani.

“Jemi në fillim të përballjes me këtë periudhë të errët të historisë gjermane të pasluftës”, tha Denis Melzer.

Iniciativa nga Nordrhein-Westfalen dëshiron të zgjerojë diskutimin mbi këtë temë në tërë territorin e Gjermanisë.

“Sot nuk mund të parashikojmë nëpër çfarë kanë kaluar këta njerëz. Pas poshtërimit në qendra mjekimi – ata kanë hasur në injorim total”, shtoi Melzer.

Qëllimi i iniciativës politike është qasja më e lehtë në arkiva të institucioneve që kanë marrë pjesë në këtë proces.

Makina për prodhimin e parave

Sharlott Kwik, politikane nga partia gjermane CDU që gjithashtu trajton këtë temë, ka vërejtur sesi keqtrajtimi i fëmijëve ka ndodhur pothuajse në të gjitha qendra e shërimit të këtij lloji – pavarësisht se kush i ka organizuar ato.

Në arkivin e Porajnes është gjetur një manual i vjetër që përcakton edhe ndëshkimin në këto qendra mjekimi. Lejohej ndalimi i lojërave dhe shkuarja në pushime apo marrja e ndonjë ëmbëlsire. Çdo formë e ndëshkimit fizik ka qenë e ndaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori