Dhe ndërsa kirurgjia plastike në më të shumtën e rasteve tenton të zhdukë rrudhat nga fytyrat e personave të famshëm dhe atyre të thjeshtë, ekziston një tjetër mënyrë më e lehtë dhe jo shumë e dhimbshme.
Por sa mirë do të ishte sikur të ekzistonte një produkt i mrekullueshëm që ta bënte lëkurën të bukur dhe të tonifikuar, duke zhdukur përfundimisht rrudhat e moshës. Armiku kryesor i rrudhave janë zmadhimi i poreve. Për fat të keq nuk ekziston asnjë produkt i tillë, pasi kur poret zgjerohen është shumë vështirë për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme. Por ekzistojnë mënyra për të parandaluar dhe maskuar këtë dukuri.
Ajo që duhet të mbani gjithnjë parasysh është se zgjerimi i poreve ndodh me kalimin e viteve dhe, sidomos në zonat më të yndyrshme të lëkurës, kryesisht te hunda apo në pjesën T të fytyrës. Ja katër këshilla të nevojshme për të luftuar rrudhat dhe maskuar ato.
1. Mos përdorni produkte agresive
Poret e mëdha zakonisht lidhen me lëkurën e yndyrshme, ndaj edhe shpesh luftohen me produkte agresive kundër yndyrës, por rezultati është i kundërt. Sipërfaqja e lëkurës thahet duke krijuar çarje të lëkurës dhe rrudhosjen e saj. Në këtë rast lëkura nis të vetëmbrohet, duke u bërë më e yndyrshme se më parë dhe defektet janë më të dukshme se kurrë.
2. Pastroni me kujdes
Është shumë e rëndësishme ta pastroni sa më mirë dhe me shumë kujdes lëkurën. Pastrimi i saj të jetë e përditshme. Kini parasysh të përdorni produkte që i përshtaten lëkurës suaj. Pastrimi i lëkurës është thelbësor për një lëkurë të shëndetshme. Lëkura duhet të pastrohet mirë çdo mëngjes dhe mbrëmje, duke e shndërruar atë në një ritual të zakonshëm. Për lëkurën me pore të zgjeruara dhe parandalimin e rrudhave janë shumë efikase maskat me bazë argjile.
3. Hidratimi
Përveç pastrimit është i nevojshëm edhe hidratimi i lëkurës. Evitoni kremrat shumë të yndyrshme, janë më të mira kremrat e lehtë dhe hidratues. Këshillohet që ndonjëherë të mos përdorni kremra, pasi pak pushim të bën mirë. Në rastet e akneve është mirë të këshilloheni me një estetist, sidomos në rastet kur ato vijnë si pasojë e përdorimit të kremrave. Në një rast tjetër këshillohet të aplikohet një krem që normalizon gjendjen dhe largon pikat e zeza.
4. Maskojeni me make-up
Së fundi, mund të arrini rezultate shumë të mira edhe me make up-in. Ai është një maskues ideal në shumë raste. Është e rëndësishme të zgjidhni një pluhur që nuk është shumë i trashë, pasi nuk duhet të harroni që lëkura ka nevojë të marrë frymë. Ekzistojnë edhe produkte kozmetike që arrijnë të fshehin rrudhat dhe poret e zgjeruara. Është një lloj xheli që arrin të maskojë defektet e vogla të lëkurës. Gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe nuancat që i jepni lëkurës suaj gjatë make up-it për të maskuar dhe fshehur rrudhat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës