LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së i quan të papranueshme veprimet e Policisë së Kosovës në arrestimin e Ademit

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së i quan të papranueshme veprimet e Policisë së Kosovës në arrestimin e Ademit

Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme shkaku i arrestimit të Agim Ademit.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj ka shprehur shqetësimin se si organet e rendit kanë reaguar ndaj arrestimit të kreut të shtëpisë së futbollit kosovar, por edhe lojtarëve.

Mënyra se si kanë vepruar organet e drejtësisë sipas tij ndaj kryetarit Agim Ademi, ka ndikuar negativisht te futbollistët, të cilët janë të shqetësuar për situatën e krijuar, sidomos pak ditë para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 ndaj Izraelit në Tel Aviv.


“Unë jam jurist dhe i di këto procedura, por mënyra se si organet e rendit kanë ardhur brenda hapësirave tona dhe të bëjnë presion ndaj lojtarëve, ndaj stafit, kjo është e papranueshme”, ka thënë Hodaj.

“Ne jemi që të ketë drejtësi dhe në procedurat që janë të aplikueshme sipas ligjit, ligji është i njëjtë për të gjithë dhe jo të ketë ndërhyrje të atilla që u panë sot”.

“Organet e rendit nuk janë paraqitur as kush janë, as çfarë duan, sidomos ndaj lojtarëve që i kanë ndaluar – duke u bërë pyetje që ata nuk janë kompetent dhe as armiku më i keq nuk do të bënte aso veprime, sidomos në situatën që gjendemi”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori