Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot gjatë një konference të organizuar nga Universiteti “Luarasi”, se perspektiva e Shqipërisë mbetet pozitive.
Megjithatë, sipas tij, një nga sfidat më të mëdha për ekonominë shqiptare është përmirësimi i produktivitetit dhe arritja e një niveli konkurrueshmërie të krahasueshëm me atë të vendeve të zhvilluara evropiane.
Ai tha se, pavarësisht përmirësimeve të deritanishme, Shqipëria ka ende punë për të bërë për të pasur një strukturë ekonomike të orientuar drejt sektorëve me vlerë të lartë të shtuar.
“Një sfidë komplekse me pasoja jo vetëm në ekonominë shqiptare, por edhe në atë evropiane e globale, është edhe plakja e popullsisë dhe mungesat në rritje e fuqisë punëtore. Ky proces ndikon si në tregun e punës, ashtu edhe në perspektivat afatgjata të rritjes ekonomike dhe të qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve dhe të borxhit publik; Një tjetër sfidë është ndikimi i ndryshimeve klimatike në sektorë kyç, si bujqësia dhe turizmi, të cilët shfaqin ndjeshmëri ndaj tyre. Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në aktivitetin ekonomik dhe punësim, këta dy sektorë janë gjithashtu një potencial i madh për zhvillimin e ekonomisë shqiptare në të ardhmen,” tha Sejko.
Sipas tij, adresimi i këtyre sfidave kërkon të ndërmerren disa hapa. “Së pari, investimi për modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, zhvillimi i kërkimit shkencor, përditësimi i filozofisë dhe praktikave menaxheriale dhe përmirësimi i klimës së biznesit në të gjitha dimensionet e saj do të rrisin produktivitetin dhe do të ndihmojnë në përballimin e konkurrencës në rritje, si në plan kombëtar ashtu edhe rajonal e global; Së dyti, investimi për zhvillimin e kapitalit njerëzor, nëpërmjet përmirësimit të sistemit arsimor dhe krijimit të programeve të specializuara për aftësimin profesional, është thelbësor për fuqizimin e kapitalit njerëzor. Krijimi i stimujve për rikthimin e diasporës dhe përmirësimi i kushteve të punës do të ndihmojnë në frenimin e largimit të të rinjve dhe në krijimin e një mjedisi që i nxit ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre brenda vendit;
Së treti, shfrytëzimi optimal i pasurive natyrore të vendit, përfshirë resurset energjetike, minerare, bujqësore dhe turistike, kërkon një strategji të mirëmenduar dhe koordinuar, për të shmangur pasojat e ndërsjella negative. Kjo strategji duhet të orientojë më tej politikat e zhvillimit publik, burimet sipërmarrëse e financiare të sektorit privat, si dhe një shpërndarje sa më eficiente të flukseve të kredisë bankare,” tha Guvernatori.
Sipas tij, zbatimi i këtyre masave kërkon bashkëpunim të ngushtë midis sektorit publik dhe atij privat, ndërsa secili aktor duhet të kontribuojë në fushën e tij të ekspertizës, brenda kornizave ligjore dhe me një qasje të përbashkët, për të siguruar që këto iniciativa të kenë sukses.
Guvernatori theksoi edhe njëherë se pavarësisht goditjeve nga pandemia dhe inflacioni, Shqipëria ka arritur të ruajë jo vetëm stabilitetin ekonomik e financiar të saj, por edhe të përshpejtojë ritmin e rritjes ekonomike.
Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend ka shënuar një rritje kumulative prej 18.3% në krahasim me fundin e vitit 2019, punësimi dhe pagat janë rritur përkatësisht me 3.9% dhe 15.4%, ndërsa shkalla e papunësisë ka rënë në minimumin historik prej 10.7%. Paralelisht me këto zhvillime, treguesit kryesorë ekonomikë dhe financiarë, si borxhi publik, borxhi i huaj dhe raporti i kredive me probleme, kanë treguar përmirësime të dukshme. Në veçanti, inflacioni është 3 herë më i ulët se në vitin 2022, duke zbritur në 2.2%, ndërkohë që treguesit e shëndetit të sektorit bankar janë në nivele pozitive. Të gjitha këto kanë mundësuar, ndër të tjera, edhe përmirësimin e vlerësimit të rrezikut të kreditit të Shqipërisë nga institucionet ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët