Sejdiu: Zgjidhja e çështjes së demarkacionit në interes të Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, njëherësh kryetar nderi i LDK-së, duke komentuar çështjen e demarkacionit, tha se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt meqenëse është interes i vendit.
Në prag të shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Sejdiu në RTK ka folur rreth çështjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi, çështjen e Gjykatës Speciale dhe rreth deklarimeve të fundit rreth vendosjes së flamurit shtetëror apo atij kombëtar.
“Mbase koha jonë ka qenë një kohë e idealizmit për të arritur një pikë kulmore. Unë kam udhëhequr ekipin e unitetit, dhe ndjehem me fat që kamë punuar me njerëz, pavarësisht se mund të ketë pasur mospajtime personale që janë shprehur brenda. Por në pjesën konceptuale kemi pasur një qëndrim dhe përveç kësaj kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me faktorin ndërkombëtar”, tha Sejdiu, teksa është pyetur rreth çështjes së demarkacionit.
Sipas tij, pakoja e Ahtisaarit ka një provizion shumë të vogël rreth çështjes së demarkacionit dhe ka vetëm një formulë.
“Janë kufijtë e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974 dhe gjendjen e para vitit 1999”, tha ai.
Duke kujtuar takimet që ka pasur me homologun e tij malazez gjatë kohës sa ka qenë në krye të shtetit, Sejdiu tha se “gjatë takimeve që kam pasur asnjëherë nuk është hapur nga ana e tij ky problem”.
Ai tha se faza se si është zhvilluar më vonë është shumë interesante dhe për këtë nuk ka informacione se si është ngritur deri aty problemi saqë ka ardhur deri të acarimi i raporteve.
Ish-presidenti i vendit tha se duhet shumë të shpejt të gjendet një zgjidhje për demarkacionin dhe ky është interes i vendit.
Sejdiu, ndërkaq, ka kërkuar që të respektohen si flamuri i shqiptarëve e edhe flamuri i shtetit të Kosovës.
“Janë çështje që duhet të ndahen dhe duhet të dihen: shteti dhe etnia. Askush s’ka të drejtë t’i thotë dikujt të mos përdor flamurin kombëtar, kurse simbolet shtetërore duhet të respektohen…”, ka thënë Sejdiu.
I pyetur rreth kohës kur ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të vendit, Sejdiu tha se nuk është detyruar të japë dorëheqje, porse është tërhequr vetë.
“Ishte një mendim jo obligues i gjykatës kushtetuese… “, tha ai në RTK, duke shtuar se ka pasur ambicie personale të liderëve e politik, që të vijnë në postin e Presidentit, por që në këtë rast nuk ka përmendur emra.
Sejdiu ka treguar se në kohën kur ka qenë ai president nuk është përmendur Gjykata Speciale.
“Në kohën time nuk është folur për Gjykatën Speciale, është folur për zbardhje të rasteve… Ne kemi zhagitur vetveten dhe tash kemi një temë kaq të madhe… Unë s’do do të doja që ajo të ndodhë, do të doja të zbardhen raste…”, ka thënë Sejdiu.
Ai është shprehur se vetëm akti i Pavarësisë nuk mjafton dhe se ka shumë sfida.
Sipas tij, duhet të gjendet një formulë që e çon vendin përpara
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë