Sejdiu: U treguam kreativ

Trajneri Gani Sejdiu e vlerësoi lart këtë ndeshje.
"Ndoshta rezultati reali do të ishte baras. Por, gjatë tërë takimit, kemi treguar më shumë nga loja. Kemi pasur më shumë kreativitet dhe ide më të qarta. Ishte një lojë e 'luftuar' nga të dyja palët".
"Liria më befasoi me agresivitet, po them në aspektin sportiv, u tregua një skuadër shumë cilësore. Golat i pranuam në momente të mira të lojës. Ishin produkt i lojës jo të mirë të mbrojtjes. Në pjesën e dytë ishim ekip më i mirë".
"Sot e vendosi mesfusha takimin. Qemail Elshanin e kemi fituar si sulmues të rrejshëm dhe i nxori dy faulle për t'u vërejtur më pas cilësia dhe klasi i Mentor Zhdrellës. Jemi treguar ekip me karakter të fortë, sepse dy herë e kthyem rezultatin", deklaroi Gani Sejdiu pas ndeshjes për 'Supersport Kosovën'.



















































