Partia Socialdemokrate (PSD) nuk është parti e sprintit. Ajo është këtu për të ndërtuar subjekt socialdemokrat, i cili nuk varet prej individit, gjë që e dallon prej partive tjera. Kështu deklaron anëtari i kryesisë së PSD-së, Dardan Sejdiu.
Ai ka theksuar se dallojnë shumë nga Vetëvendosje, ndonëse deri në fillim të këtij viti, kur edhe u shpërfaq ndarja e tyre, nuk dukej ashtu.
E elementi kyç që i dallon subjektet në fjalë, sipas Sejdiut është shtyrja e proceseve përpara nga ana e PSD-së, teksa Vetëvendosje bënë protesta.
“Një dallim fundamental mes PSD-së dhe subjektit në të cilin kemi qenë është se ajo është lëvizje, një organizim tjetër. Ne jemi duke ndërtu një parti e cila për bazë e ka ideologjinë socialdemokrate të qendrës së majtë, dhe është parti e cila organizohet si strukturë partiake, pra jo si subjekt për protesta dhe angazhim të tillë. Por si subjekt për implementim të politikave të qendrës së majtë. Në anën tjetër mendoj që dallimet tashmë janë jo vetëm të qarta, por edhe evidente. PSD-ja është subjekt që shtynë përpara tema të qendrës së majtë. Tema që ndërlidhen me zhvillim ekonomik, punësim, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, me tema që ndërlidhen me mirëqenien qytetare, sistemin shëndetësor”, thotë Sejdiu për Kosovapress.
Tutje, ai thotë se PSD betejën e ka rreth politikave që i garantojnë secilit qytetarë jetë të dinjitetshme. Teksa shton, se temat e mëdha nacionale, nuk duhet të ngarkojnë jetën e qytetarëve, ndonëse nuk përjashton rëndësinë e tyre.
“Nuk mund dhe nuk e kemi luksin që të fshihemi pas Serbisë tash e 20 vjet, nëse i shihni politikanët që udhëheqin me partitë politike, përveç kryetarit të PSD-së, që të gjithë kanë legjitimitet prej viteve të ‘90, dhe po ia hoqe Serbinë prej diskutimit dhe diskursit politik nuk kanë çka tjetër të flasin. Sepse me Serbinë janë ndërtuar politikisht dhe shpresojnë e besojnë që Serbinë mund ta mbajnë në diskutim përjetësisht. Për ne është tepër me rëndësi që t’i kthehemi jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, zhvillimit ekonomik, punësimit, kontratave të mirëfillta… ku thellësia e xhepit e njoftësia në institucione nuk definojnë se sa je i suksesshëm apo çfarë mundësish ki”, thekson ai.
Deputeti i PSD-së, ka folur për KosovaPress edhe për pritjet nga zgjedhjet. Sa i përket asaj se a do të arrijë të ruaj PSD numrin e deputetëve që aktualisht ka, Sejdiu thotë se kjo varet nga periudha se kur mbahen zgjedhjet.
“Krejt kjo varet kur mbahen zgjedhjet. Për dallim prej subjekteve tjera ne nuk dalim publikisht dhe me fol për pozicione e numra të cilat nuk janë të ndërlidhura me kohën. Situata politike sot është ndryshe, pas një viti do të jetë ndryshe, pas gjashtë muajsh është ndryshe. Pra, edhe e kemi thënë publikisht ne e përkrahim rrëzimin e kësaj qeverie, mendojmë që kjo Qeveri është kah i bënë dëme Kosovës dhe duhet të ecim përpara me zgjedhje. Kjo na kushton neve për shkak se jemi ende në konsolidim e sipër. Por interesi i kësaj Republike është para atij partiak dhe përsëri PSD-ja po e merr primatin në ecje përpara me këtë temë, përderisa subjektet tjera opozitare po bëjnë kalkulime se si të duken para tifozerisë”, deklaron ai për KosovaPress.
Për sondazhet e Institutit Demokratik të Koosovës, sipas së cilave vetëm 2.4 për qind e qytetarëve i kanë dhënë mbështetje kësaj partie, Sejdiu thotë se sondazhi është bërë në një kohë kur PSD ka qenë në fazën e konsolidimit dhe prandaj kanë dalë këto rezultate.
Ndërsa, ka shprehur bindjen e tij të plotë, se përkrahja ndaj kësaj partie do të jetë shumë më e madhe nëse sondazhe të tilla do të realizohen në fund të këtij viti.
“Nuk i kam parë tri gjëra të cilat janë tejet të rëndësishme. E para nuk e kam parë mostrën, e dyta nuk e kam parë shpërndarjen gjeografike dhe një tjetër që për mua është tepër me rëndësi është koha kur është bërë sondazhi. Sondazhi është bërë verës, dhe ndonëse PSD-ja duket si subjekt i cili është moti në skenën politike, sa për freskim të memories, ne jemi themelu me 9 maj, para 3 muajve. Dhe nëse e keni bë sondazhin në gusht, kjo i bie që as dy muaj nuk i ka pasur kur është bërë sondazhi. Normalisht që numrat do të dalin jo të mirë”, thotë ai.
Krejt në fund, Sejdiu ka folur edhe për nevojën që vendi ka për unitet politik, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për çështjen e dialogut me Serbinë.
Rrruga më e mirë për të arritur këtë, sipas tij, është që Kuvendi të marrë kontrollin mbi dialogun./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A